A ju erdhi keq që ju s’kualifikuan nga listat për deputetë? Salianji: Unë nuk i vë zjarrin...

Publikuar tek: politike, më 18:10 31-10-2020 A ju erdhi keq që ju s’kualifikuan nga listat për deputetë? Salianji: Unë nuk i vë zjarrin... Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka thënë se e mirëpret çdo vendim të kryesisë së PD, duke e quajtur procesion e përzgjedhjes brenda partisë si model.

Ai tha se ka qenë, është dhe do të jetë gjithnjë me PD, pavarësisht vendimeve të partisë.

Salianji tha në emisionin ‘Kjo Javë’ se do japi kontributin e tij në PD sa herë të jetë e nevojshme.

Fjala e plotë                    

“Unë doja të falenderoja dhe vlerësoja për pyetjen se ka njerëz që kanë interes dhe duan të dinë më shumë. Nga ana tjetër ka një qendrim shterues nga ana e PD. Unë në politikë dhe në PD kam marrë pjesë kur kemi qenë në opozitë. Kam sakrifikuar dhe jam përplasur ballazi me qeverinë. Aty kam qenë, jam dhe do jem. Do jap kontributin tim në PD. Interesi primar për mua është të shkojmë përpara dhe të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar.

Kam arritur të fitoj një profil që politikën e shoh si pasion dhe mision, jo profesion për të përfituar. Aktiviteti im politik në këto vite ka qenë pranë qytetarëve. Kam qenë në një opozitë që ka riskuar për qytetarët.

Unë politikën e kam pasion. Do jem me PD në çdo rast. Vendimarrja është e qartë, e përcaktuar dhe e thënë qartazi nga deklaratat zyrtare. Nuk i vë flakën për interesin personal mundit të mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar gjithë këto vite”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk ka të blerë o Metë ziu’, Spartak Ngjela sulmon presidentin: I trembur po kërcënon se do bëjë gjëmën me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve, paguhet nga rusia dhe…
Grida Duma poston videon me premtimet e pambajtura nga Rama: Mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, ai do ikë dhe do mbajë përgjegjësi »
Article Logic
Execution time: 0.013028144836426
array(1) { ["section"]=> string(95) "a-ju-erdhi-keq-qe-ju-s-kualifikuan-nga-listat-per-deputete-salianji-une-nuk-i-ve-zjarrin-225944" }