A ju ngjethet mishi kur dëgjoni muzikë? Jeni të veçantë, zbuloni pse

Publikuar tek: aktualitet, më 17:25 03-09-2017 A ju ngjethet mishi kur dëgjoni muzikë? Jeni të veçantë, zbuloni pse

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë e të dridhurave që ju përshkojnë gjithë trupin teksa flokët ju ngrihen përpjetë kur dëgjoni një këngë të caktuar?

Rezulton se ngjethja e mishit dhe gunga në fyt teksa dëgjoni muzikë, është diçka e rrallë dhe unike.

Studiuesit në Universitetin e Harvardit analizuan të dhënat nga 20 individë për të parë sesi shkaktohej ndjenja nga muzika.

Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan se përjetonin ndjenjat e lartpërmendura në lidhje me muzikën, shkruan newsbomb.al.

Studimi zbuloi se e ata që kishin arritur të bënin lidhjen emocionale dhe fizike me muzikën aktualisht kanë struktura të ndryshme të trurit sesa të tjerët.

Ata janë të prirë të kenë një vëllim më të dendur të fibrave që lidhin korteksin auditor dhe zonat që përpunojnë emocionet në tru, që do të thotë që të dyja mund të komunikojnë më mirë.

Kjo do të thotë që nëse keni të dridhura nga muzika, ka më shumë gjasa që të keni emocione më të forta dhe më intensive se të tjerët. /Newsbomb.al

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12813401222229
array(1) { ["section"]=> string(72) "a-ju-ngjethet-mishi-kur-degjoni-muzike-jeni-te-vecante-zbuloni-pse-91030" }