A ka arsye Rusia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës? Përgjigjet ministri në takim me Ramën: Prishtina refuzon të...

Publikuar tek: politike, më 15:02 26-02-2020 A ka arsye Rusia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës? Përgjigjet ministri në takim me Ramën: Prishtina refuzon të... Rama, ministri rus

Ditën e sotme është zhvilluar një takim midis Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Takimi është zhvilluar në Moskë dhe u fol për paqe në zonat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, por nuk u la pa diskutuar edhe çështja e Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetari Muhamed Veliu nëse Rusia ka ndonjë arsye te re për të mos njohur pavarësinë e Kosovës dhe se nëse do ta pranojë një ditë ose jo pavarësinë e Kosovës, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka thënë se Prishtina refuzon të respektojë detyrimet.

"Ju pyetët nëse unë mund të mendoj ndonjë datë kur Rusia do njohë Kosovën, është ajo çfarë përmendi Rama që duhet të ketë zbatim të asaj për çfarë do biem dakord. Marrëveshja është arritur së bashku 6 vjet më parë, Prishtina refuzon të respektojë detyrimet, e promovojmë dialogun por kolegët tanë në BE, nuk kanë arritur të sigurojnë zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Ministri i Jashtëm Lavrov.

Ndërsa pyetjes 'Duam të dimë a ka pasur një kërkese të posaçme ne raport me vendin fqinj Kosovën?', Rama i është përgjigjur duke thënë se kanë diskutuar rreth çështjes dhe se e mbështesin dialogun.

"Po diskutuam rreth kësaj. Unë mendoj se është në të mirë të gjithkujt edhe të Serbisë që të njohë Kosovën siç është. Ne kemi mbështet dialogun, pajtimin për ta arritur realizimin e kësaj njohje", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067188739776611
array(1) { ["section"]=> string(118) "a-ka-arsye-rusia-te-mos-e-njohe-pavaresine-e-kosoves-pergjigjet-ministri-ne-takim-me-ramen-prishtina-refuzon-te-196534" }