A ka frikë Meta nga SPAK? Përgjigjet presidenti: S'i druhem asnjë sistemi. Reforma mori goditje në zemër

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 21-01-2020 A ka frikë Meta nga SPAK? Përgjigjet presidenti: S'i druhem asnjë sistemi. Reforma mori goditje në zemër

Presidenti Ilir Meta ka folur për krijimin e prokurorisë së posaçme anti-korrupsion SPAK dhe për reformën në drejtësi, si dhe është pyetur nëse ka frikë nga kjo prokurori që heton çështjet që lidhen me veprat penale të kryera nga zyrtarë të lartë të shtetit.

 Meta është shprehur se ai nuk i druhet asnjë sistemi në drejtësi në Shqipëri dhe botë. Sakaq lidhur me Rëformës në Drejtësi, Meta thotë se kanë rënë pritshmëritë pasi reforma mori ‘goditje në zemër” kjo sipas presidentit ka ndodhur pasi u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. “Reforma mori një goditje në zemër, që në momentin që u zgjodh prokurori i përgjithshëm i përkohshëm. Këtu përgjegjësia kryesore është e mazhorancës dhe e atyre që bënë noterizim antikushtetues”, tha Meta në një intervistë për Abc News.

Pjesë nga intervista e Metës:

A ka frikë Ilir Meta nga SPAK?

Është shumë për të ardhur keq se në ditën që është bërë betimi i anëtarëve të SPAK në 19 dhjetor në mes gaboj, ka qenë një ditë e mbushur me urime të jashtëzakoshme nga të gjithë nga PD, LSI, nga mazhoranca po e po dhe nga të gjitha amabsadat. Ajo që më bëri përshtypje ishte një mesazh te ‘Opinion’ lidhur me pyetjen a do ketë sukses SPAK, ishte shumë shumë interesante që 74% nuk ishin besim.

Po të bëjmë një vlerësim tani, pas kësaj që ndodhi me gjykatën kushtetuese. Unë mendoj se po të krahasojmë ose siaps një sondazhi tjetër ku pyetja ishte a po realizohet reforma, 86% e qytetarëve mendonin se reforma po realizohet.

Këto qytetarë para disa vitesh kishin të tjera pritshmëri. Reforma mori një goditje në zemër, që në momentin që u zgjodh prokurori i përgjithshëm i përkohshëm. Këtu përgjegjësia kryesore është e mazhorancës dhe e atyre që bënë noterizim antikushtetues.

Presioni dhe kontrolli politik nga ana e mazhorancës ndaj drejtësisë është evident. Ilir Meta nuk i druhet dhe si është druajtur asnjë sistemi në drejtësi në Shqipëri dhe botë. Kam qenë politikani më i monitoruiar nga të gjithë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070970058441162
array(1) { ["section"]=> string(108) "a-ka-frike-meta-nga-spak-pergjigjet-presidenti-s-i-druhem-asnje-sistemi-reforma-mori-goditje-ne-zemer-192723" }