A ka në Shqipëri persona me koronavirus? Flet ministrja Manastirliu: 8 raste janë testuar... Ja kur do të hapen karantinat (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 22:35 24-02-2020 A ka në Shqipëri persona me koronavirus? Flet ministrja Manastirliu: 8 raste janë testuar... Ja kur do të hapen karantinat (E PLOTË) Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast me koronavirus. Sipas saj, deri tani janë testuar në laboratorin e ISHP 8 raste por që më pas kanë rezultuar negativ.

‘Unë dua që tju informioj juve dhe publikun që deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus. Deri tani janë testuar në laboratorin e ISHP 8 raste dhe kanë rezultuar negativ.

Ne kemi një sistem shumë të mirë të survejancës aktive e cila është në kontakte të përhershme që kanë pasur një historik udhëtimi me vendet e prekura. Këto raste janë testuar pasi kanë pasur një historik udhëtimi me Kinën. Gjithashtu, disa prej këtyre rasteve janë pacientë që janë ndjekur në shërbimin infektiv në QSUT’, tha ministrja.

E pyetur nga Eni Vasili nëse do të bëhet transparencë dhe do të tregohen vendet ku janë karantinat, Manastirliu tha se ekspertët janë duke vlerësuar strukturat që mund të bëhen karantina. Sipas ministres karantinat do të hapen dhe do të bëhet transparencë në momentin që do regjistrohet dhe rasti i parë pozitiv.

‘Po në cfarë vendi të botës është bërë debat për karantinën? Dhe ne do të bëjmë publike. Ekspertët kanë vlerësuar strukturat që janë të përshtatshme për karantinë, kanë vendosur të bëjnë gati këto struktura. Mund të jenë qendra spitalore apo struktura shtetërore.

Karantinat janë bërë gati, janë vlerësuar nga ekspertët. Në momentin që ka raste ato hapen’, ka thënë ajo.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur zërave që kanë qarkulluar dy ditët e fundit për kthimin e spitalit të Kavajës në karantinë, Manastirliu shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë por tha se ekspertët kanë vlerësuar dhe kanë përgatitur raportet për strukturat që mund të kthehen në karantina.

‘Ekspertët kanë vlerësuiar një seri strukturash spitalore dhe kanë dhënë vlerësimet e tyre. Në momentin që do vendosim për të hapur karantinën do të informojmë. Deri tani trasnparenca është maksimale. Do të jenë ekspertët që do të vendisin për të gjitha masat, për sigurinë e popullatës. Kjo nuk duhet politizuar. Dua të ftojë dhe ata që flasin që ti bashkohen tryezës sonë të taskforcës teknike për të dhënë kontributin e tyre.

Karantina nuk është strukturë për të hospitlizuar njerëzit e sëmurë. Është për të shëndoshur personat që dyshohet se janë të prekur’, u shpreh Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010597944259644
array(1) { ["section"]=> string(132) "a-ka-ne-shqiperi-persona-me-koronavirus-flet-ministrja-manastirliu-8-raste-jane-testuar-ja-kur-do-te-hapen-karantinat-e-plote-196327" }