“A ke mundësi të ma kalosh këtë, mos paguaj, të pish ndonjë kafe...” por shikoni ç’i ndodh shoferit te “Sami Frashëri” (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:11 10-03-2017

I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative për parkim të gabuar por arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit.

Policia bën me dije, se më datë 10.03.2017, Shërbimet e Komisaraitit Rajonal të Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Albenit Hakaj, 23 vjeç, banues në Kosovë

Në kryqëzimin e Rrugës "Sami Frashëri" me Rrugën "Ismail Qemali", shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një automjet "Land Rover", të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes. Në momentin që shërbimet i janë afruar mjetit, shtetasi i lartë përmendur ka dalë nga një nga lokalet pranë, duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit.

“Pasi këtij shtetasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, sëbashku me dokumentacionin ka tentuar ti japë 10 Euro punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 244 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banesa përfshihet nga flakët, vdes i moshuari në Shkodër
Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve »
Article Logic
Execution time: 0.011837959289551
array(1) { ["section"]=> string(121) "a-ke-mundesi-te-ma-kalosh-kete-mos-paguaj-te-pish-ndonje-kafe-por-shikoni-c-i-ndodh-shoferit-te-sami-frasheri-video-71469" }