“A lejohet t’i bëj vetullat tatoo?” Hoxha shqiptar i përgjigjet pyetjes së ‘sikletshme’: Zoti mund ta ketë sprovuar me vetulla me vetratë, ose mustaqe...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:16 27-09-2020 “A lejohet t’i bëj vetullat tatoo?” Hoxha shqiptar i përgjigjet pyetjes së ‘sikletshme’: Zoti mund ta ketë sprovuar me vetulla me vetratë, ose mustaqe... Hoxhë Ahmed Kalaja / FB

Hoxha i njohur nga Tirana thotë se bërja ve vetullave tatuazh është “harram”.

Hoxhë Ahmed Kalaja, i ka dhënë përgjigje pyetjes së “sikletshme” përmes një video në Facebook, nga dikush që e pyet nëse i pranohet abdesi (procedura e pastrimit te trupit) nëse i ka vetullat të bëra tatuazh.

Shumë gra dhe vajza që kanë mungesë të dukshme të vetullave, e gjejnë zgjidhjen e lehtë për rregullimin e tyre duke i tatuazhuar.

Por hoxhë Kalaja thotë se ky veprim është “harram i rëndë shumë”.

Kënaqu me atë që të ka falur i madhi Zot. Nuk ka gjë më të bukur dhe më të mirë se ajo që të ka falur i madhi Zot. E nëse është një situatë problematike, se Zoti mund ta ketë sprovuar me vetulla si të një 100 vjeçari, me vetratë, për shembull rast ekstrem. Ose të ketë mustaqe anash buzëve. Në këtë rast lejohet nuk ka asnjë problem”, thotë ndër të tjera Kalaja.

“Të gjitha llojet e operacioneve që janë pakënaqësi prej Allahut, janë inspirim i dreqit”, thotë më tej ai. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010461091995239
array(1) { ["section"]=> string(150) "a-lejohet-t-i-bej-vetullat-tatoo-hoxha-shqiptar-i-pergjigjet-pyetjes-se-sikletshme-zoti-mund-ta-kete-sprovuar-me-vetulla-me-vetrate-ose-mustaqe-221873" }