A mund t’i besohet fëmija një të dënuare për vrasje? Lule Doçi: Nuk doja ta vrisja burrin, do martohesha prapë me të

Publikuar tek: aktualitet, më 06:58 11-10-2015 A mund t’i besohet fëmija një të dënuare për vrasje? Lule Doçi: Nuk doja ta vrisja burrin, do martohesha prapë me të

 " Senet kanë ndryshu me kohë, kohë, s'jena mo, mo, mo..." Kënga e Getoarit në 100:00 të mengjesit dëgjohet në burgun 325 të grave...

Disa ditë më parë u njoftua në media se gratë e burgut 325 ishin pajisur me certifikata për t’u kujdesur për fëmijët. Ky kurs praktikohet prej 5 vitesh dhe gratë e burgosura janë certifikuar vazhdimisht. Po kush do ia besonte fëmijën një të dënuare për vrasje? Kësaj pyetje i përgjigjet Lule Doçi për Panoramën përmes një interviste. Ajo tregon historinë e saj dhe rrëfen pendesën për krimin. Lule Doçi ka vrarë bashkëshortin.

"Jam dënuar për vrasje. Kam vrarë bashkëshortin. Kam 4 vite në burg, kam dhe 4 të tjera për të bërë. Kam 5 fëmijë, tre djem dhe dy vajza. Më i vogli është 16, ndërsa djali më i madh është 33".

Pse e vratë burrin?

Ka qenë një moment i zi kur kam humbur kontrollin. Ai më rrihte vazhdimisht, përditë,  pa asnjë arsye. Shpeshherë kam kërkuar ndihmë dhe nga policia por askush nuk e ka marrë seriozisht këtë ankesë, nuk është gjendur asnjë polic të më ndihmojë . me siguri po të kishun marrë masa kohë më parë, mund të mos kishte ndodhur ajo që ndodhi. E mallkoj veten për atë që kam bërë. Vërtet kam vuajtur shumë për 32 vite por nuk do doja ta kisha vrarë.

Ishte vetëm një moment i zi. Unë e kam dashur burrin dhe po të kthehesha edhe një herë mbrapa, do të martohesha prapë me të, nuk doja të arrinin punët deri këtu.

Kjo nuk është fare e lehtë për t’u besuar...

Kjo është ajo që ndjej, kjo është e vërteta ime. Unë përditë i lutesha zotit që situata në shtëpi të ndryshonte por se si nuk e dija, këtë jo, nuk e kisha çuar nëpër mend.

Si jeni martuar? Ta ka zgjedhur familja burrin, apo...

Jo më ka rrëmbyer, e kam dashur vetë, ndërsa familja ime nuk donte.

Të ndryshojmë pak bisedën. Pak ditë më parë ishe një nga 26 gratë që dole në televizor si të certifikuara për kujdestari fëmijësh. Për çfarë mendon se mund të të duhet ky kurs, ti ke rritur 5 fëmijë. Ç’të re mësove?

Unë i bëj të gjitha kurset që ofrohen këtu, e kam bërë edhe këtë. Gjërat pak a shumë dihen por qoftë edhe angazhimi në një gjë të re, ne na ndihmon.

Cilat nga të treja mendon se mund të të hyjë në punë kur të dalësh jashtë?

Po për shembull, guida turistike. Unë vetë jam nga Kruja dhe do më pëlqente shumë që të shoqëroja turistët si në qytetin tim ashtu edhe në malin Qafshtamë që është tri orë larg me makinë. Është një zonë shumë e bukur turistike si Thethi.

Nga oborri dëgjohet muzikë, çfarë po ndodh?

Kanë ditëlindjen dy të burgosura dhe po kërcejnë. Kështu bëjnë sa herë në raste ditëlindjesh. Marrin ca gjëra për të ngrënë dhe kërcejnë nja dy orë, aq ëhstë leja.

Të vjen keq që nuk je me to tani?

Jo, nuk para shkojmë edhe në raste të tjera. Vajzat e reja shkojnë më shumë, ne s’kemi moshë.

Nazmije Visha për shembull?

Aty është, duke kërcyer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT/ Vlora nën ujë, përmbytje masive: Policia: Evakuuam 25 persona, 3 në spital
Situatë dramatike në Fier, Gjanica del nga shtrati, uji mbi 2 metër (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011516094207764
array(1) { ["section"]=> string(119) "a-mund-t-i-besohet-femija-nje-te-denuare-per-vrasje-lule-doci-nuk-doja-ta-vrisja-burrin-do-martohesha-prape-me-te-22842" }