A mund të jetë bojkotimi një opsion demokratik? U vulos edhe sivjet!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:49 21-05-2020 A mund të jetë bojkotimi një opsion demokratik? U vulos edhe sivjet!

Nga Mentor Kikia

Nuk ka asnjë mundësi që, edhe në zgjedhjet e ardhëshme unë të di se cili është kandidati që unë do të votoj për të qenë deputet i zonës time.
Sërish shqiptarëve do tu serviret një listë me emra, për të cilët ata nuk kanë në dorë të vendosin se kush do të shkojë në parlament ti përfaqësojë.
Sërish shqiptarët do të votojnë për partinë, dhe partia do të emërojë deputetët.
Sërish lista do të hartohet vetëm në zyrën e kryetarit dhe do të dorëzohet në KQZ në orën 23.55 te dites se fundit te afatit.
Sërish në vendet e para të listës do të futen ata që janë më të besuarit e kryetarit dhe ata që kanë më shumë para dhe mund të fitojnë edhe duke i blerë votat.
Sërish në parti nuk do të ketë garë, s’do të ketë konkurencë mes njerëzve mbi bazë vlerash.
Sërish në parlament do të ketë tregtarë dhe ndërtues, pa asnjë lidhje me politikën, por thjeshtë sipërmarrës që bëjnë biznes me politikën. Do të ketë edhe injorantë dhe njerëz që s’dinë të lexojnë fjalimet që ua shkruajnë të tjerët.
Në parti nuk do të ketë zhurmë, të gjithë do të qëndrojnë sus, me zemër të ngrirë, servilë dhe të përulur, deri në orën 23.55.
Pastaj, të mërziturit që do të thonë ndonjë fjalë, do të përjashtohen.

Kjo është demokracia shqiptare.

Kësaj vote i duhet thënë JO.

E di që sistemi mundëson që edhe nëse vetëm 100 njerëz dalin në votime, sërish zgjedhjet janë të vlefshme, por bojktoi mund të jetë gjithësesi një opison demokratik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010096073150635
array(1) { ["section"]=> string(73) "a-mund-te-jete-bojkotimi-nje-opsion-demokratik-u-vulos-edhe-sivjet-207285" }