A mund të kthehet 27 janari në një 21 janar… Balla-gazetares: Urdhëro…?

Publikuar tek: politike, më 13:47 11-01-2018 A mund të kthehet 27 janari në një 21 janar…  Balla-gazetares: Urdhëro…?

Talulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS është përballur me një sërë pyetjesh nga gazetarët në dalje të kryesisë së kuvendit, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.

Në këtë mbledhje opozita u largua pas kërkesës për shkarkimin e Gramoz Ruçit, kreut të kuvendit pasi sipas PD ka zbatuar urdhrin e Ramës për emërimin e Arta Markut në krye të organit të akuzës, me procedura antikushtetuese.

Pas apelit që Balla i bëri opozitës për të marrë pjesë në takimet e përbashkëta dhe shqyrtimit të ligjeve dhe vendimeve të rëndësishme, deputeti socialist u pyet nga gazetarët edhe lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita më 27 janar.

“A keni frikë se 27 janari mund të kthehet në një 21 janar?” ka qenë pyetja e drejtuar Ballës por ky i fundit fillimisht u përgjigj me një “urdhëro?”, duke na lënë të nënkuptojmë se nuk e ka kuptuar mirë pyetjen, e cila u përsërit sërish nga gazetarja.

“Çdo përpjekje për t’i hapur një gropë Shqipërisë në rrugën e integrimit të vendit dhe çeles së negociatave i bën keq Shqipërisë. Është për të ardhur keq!”, u përgjigj Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve tha se të hënën nis puna për ngritjen e dy institucioneve të sistemit të drejtësisë, KLP dhe KLGJ. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098428726196289
array(1) { ["section"]=> string(74) "a-mund-te-kthehet-27-janari-ne-nje-21-janar-balla-gazetares-urdhero-106178" }