A ndihmon bukuria fizike të keni sukses në jetë?

Publikuar tek: bota, më 22:16 09-06-2015 A ndihmon bukuria fizike të keni sukses në jetë?

Gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë qenë gjithmonë të interesuar në bukurinë e tyre. Vitet fundit jo vetëm që interesi është në rritje, por njerëzit marrin masa ekstreme për të arritur bukurinë “ideale”.

Studiuesit kanë vënë alarmin për rritjen e madhe të kërkesës së standarteve të larta në paraqitjen e jashtme ndërsa me përhapjen masive të mediave dixhitale, vihet re edhe aplikimi i standarteve të njëjta të pamjes, çka e ka ulur ndjeshëm diversitetin që manifestohej nëpërmjet kulturave të ndryshme.

Të jesh i pakënaqur me paraqitjen, në ditët e sotme është diçka normale. Sipas një studimi të viteve 2000 rreth 60 -80 % e meshkujve dhe femrave shqetësoheshin së tepërmi për paraqitjen. Shifrat sot besohet të jenë shumë më të larta.

Sipas studimeve të bëra nga Dr Soloman dhe kolegët e tij, pamja ideale e fytyrës përbëhet nga simetria, sy të mëdhenj, buzë të trasha dhe lëkurë të lëmuar. Ankthi i mospërputhjes me pamjen ideale mund të ketë shumë ndikime negative në shëndetin tonë fizik, marrëdhëniet tona shoqërore dhe mirëqenien tonë psikologjike.

Njerëzit kanë prirjen ta krahasojnë të bukurën me të mirën, të suksesshmen dhe lumturinë.

Por edhe pse disa fakte tregojnë se bukuria mund të hapë donjë derë do të duheshin më shumë përpjekje për të arrityr majat. Studiuesit kanë gjetur shumë pak lidhje midis bukurisë dhe inteligjencës apo aftësisë për sukses.

Sondazhet e kryera në SHBA dhe Europë tregojnë që 9 në 10 njerëz besojnë se personat me pamje të pazakontë do të kenë vështirësi gjatë gjithë jetës së tyre. Teksa njerëzit i kushtojnë shumë vëmendje pamjes së jashtme për të treguar edhe superioritet ndaj publikut të thjeshtë, studimi ka treguar se njerëzit me probleme fizike, nuk janë të rrezikuar të kenë një jetë më pak cilësore, por janë faktorët psikologjikë si vlera relative që ne i vendosim pamjes në vend të cilësive të tjera personale. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.101646900177
array(1) { ["section"]=> string(53) "a-ndihmon-bukuria-fizike-te-keni-sukses-ne-jete-13134" }