‘A përfitojmë nga fondet e qeverisë?’ Manjani përgjigjet: Jam i bindur që bosi mendon se populli ka lekë! Mos prisni gjë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:10 31-03-2020 ‘A përfitojmë nga fondet e qeverisë?’ Manjani përgjigjet: Jam i bindur që bosi mendon se populli ka lekë! Mos prisni gjë Ylli Manjani

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit se do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që preken nga kriza që solli Covid-19 në vendin tonë.

Ndonëse situata nuk duket e mirë dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 223 ndërsa ai i viktimave në 12, Manjani i është përgjigjur pyetjes që mund të kenë shumë qytetarë: “A përfitojmë gjë nga fondet e qeverisë?”. Ish-ministri shton shton që të mos presin asgjë nga qeveria ndërsa shton “Jam i bindur që Bosi mendon se “Populli ka lekë“.

“Shkurt muhabeti, mos prisni gjë nga qeveria. Ata që kanë kontrata me shtetin do presin pak, në u mbledhtë ndonjë lek taksa.

Ata që kanë kontrata dhe kanë kryer shërbime, por paratë shteti nuk i kishte në dispozicion as para emergjencës, do duhet të presin ca më shumë. (Janë disa agjensi që kanë lidhur kontrata pa asnjë kokërr leku në buxhet, por temë tjetër kjo).

Të gjithë të tjerët duhet thjesht të ngrohen në diell, nëse nuk duan të japin llogari “ku i gjejnë lekët për internet”… Do tu shijojë shumë dielli kur ti lejojnë të dalin nga shtëpitë pa leje”, thotë Manjani ndër të tjera.

Postimi i Manjanit:

Në përgjige të pyetjes “ A përfitojmë gjë nga fondet e qeverisë”?
==============
Jam i bindur që Bosi mendon se “Populli ka lekë“.

Ndryshe nuk spjegohet sjellja e Tij ndaj njerëzve në vështirësi ekonomike nga mbyllja e detyruar në shtëpi. Njësoj është sjellja, si për biznesmenët ashtu edhe për të punësuarit dhe të papunët. Njësoj është reagimi.

Të gjithëve u thotë se ska lekë për ju! Drejtpërdrejt apo larg e larg ska rëndësi por këtë po u thotë. Sepse është i bindur se të gjithë kanë lekë.

Ndoshta nuk e ka komplet gabim, ose e ka. Nuk di ta them këtë por sjellja e Tij këtë spjegim ka.

Nuk ul asnjë shpenzim publik për Koncensione e PPP, madje lidh kontratat të reja shërbimesh me tendera fët e fët pa garë, ndërkohë që nuk paguan dot kontratat ekzistuse të tenderave të shkuar. Sigurisht ska ku të rrijë kjo llogjikë, përvec se tek bindja e Tij e thellë që “hajt, hajt se kanë para këta “…

Me pak fjalë Ai e konsideron ekonominë si thesi i miellit bosh, që sa herë ti biesh me shkop aq herë e nxjerr një grusht miell. Natyrisht jo për kohë të gjatë, por hë për hë ashtu e mendon dhe kështu po ndodh.

Bisneset në fakt, po shkundin thasët e zbrazur nga viti i shkuar dhe, duhet të lëshojnë edhe pak miell për shkopin me të cilin u bie qeveria e cila u kujton të paguajnë tatimet e taksat. Ndërkohë, këtë vit puna thuajse nuk ka filluar ende.

Është një takëm shumë i vogël PPP e Koncensionesh që vijojnë të paguhen, por kjo ngjan më tepër si llogjikë private sesa interes publik.

Shkurt muhabeti, mos prisni gjë nga qeveria. Ata që kanë kontrata me shtetin do presin pak, në u mbledhtë ndonjë lek taksa.

Ata që kanë kontrata dhe kanë kryer shërbime, por paratë shteti nuk i kishte në dispozicion as para emergjencës, do duhet të presin ca më shumë. (Janë disa agjensi që kanë lidhur kontrata pa asnjë kokërr leku në buxhet, por temë tjetër kjo).

Të gjithë të tjerët duhet thjesht të ngrohen në diell, nëse nuk duan të japin llogari “ku i gjejnë lekët për internet”…

Do tu shijojë shumë dielli kur ti lejojnë të dalin nga shtëpitë pa leje.

Kështu do harrojnë të kërkojnë para e ndihma nga qeveria…

Ndërkohë, gjithkush që shpëton gjallë nga ky virus tja dijë për nder Bosit, “Babait të këtij Kombi”. Ç’vlerë kanë lekët para jetës që na e fali për së dyti Ai…!?

Unë kështu e lexoj sjelljen e Bosit.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094380378723145
array(1) { ["section"]=> string(122) "a-perfitojme-nga-fondet-e-qeverise-manjani-pergjigjet-jam-i-bindur-qe-bosi-mendon-se-populli-ka-leke-mos-prisni-gje-200727" }