A po i çon mesazhe Gjykatës për Saimir Tahirin? Përgjigjet Rama: Pafajësia e tij është fakt konkret

Publikuar tek: aktualitet, më 14:23 14-05-2019 A po i çon mesazhe Gjykatës për Saimir Tahirin? Përgjigjet Rama: Pafajësia e tij është fakt konkret

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët gjatë një konferece nëse po i dërgon mesazhe Gjykatës Kushtetuese kur thotë se ish-ministri Saimir Tahiri është i pafajshëm.

Rama deklaroi se pafajësia e Tahirit është fakti konkret dhe se nuk I pëlqen të merret me procesin gjyqësor.

‘Unë po flas për një fakt konkret nuk merrem me procesin dhe për procesin PS është një tjetër shembull pse ne jemi ndryshe, ka bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti në vend, kur një përfaqësues i lartë i saj është vënë në akuzë publike, shkarkimi i plotë i tij dhe tërheqja e plotë e PS për të bërë avokatin e tij në publik. Këtu hidhen bomba bazuar në ‘alo nice’ imagjinoni çfarë. Unë fola për pjesën e përgjimeve, ato janë kërcënim i madh për të vërtetën dhe për demokracinë. Këtu kemi qenë, kur drejtori i Tatimeve ishte me arrest shtëpie, dhe thoshte paraardhësi im, do pres vendimin e formës së prerë nga gjykata’, tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027994155883789
array(1) { ["section"]=> string(104) "a-po-i-con-mesazhe-gjykates-per-saimir-tahirin-pergjigjet-rama-pafajesia-e-tij-eshte-fakt-konkret-164286" }