A po ndahet çifti Blair?

Publikuar tek: bota, më 13:54 09-03-2015 A po ndahet çifti Blair?

Tony Blair është shndërruar në një “makinë njerëzore parash”. Kështu e përkufizojnë mediat britanike faktin se Blair që në momëntin kur u largua nga posti i kryeministrit, filloi të grumbullojë një pasuri të madhe. E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe me bashkërshorten e tij, por ajo që diskutohet tani, është nëse Tony Blair ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja e tij Cherie.

Burime nga mendiat lindore thonë se Blair dhe Cherie janë larguar nga njëri tjetri që kur ai dhe gruaja e manjatit mediatik Rupert Murdoch, Wendi Deng, janë parë së bashku në evenimente të ndryshme.

Tony dhe Cherie kanë kohë që nuk jetojnë bashkë. Ajo qëndron larg për muaj të tërë duke punuar me projektet e paqes nga KOmbet e Bashkuara e jo vetëm sepse ajo zotëron edhe kompani private.

Kompania e Cherie Blair “Omnia Strategy”, është përzgjedhur për të vepruar në llogari të Shqipërisë në një çështje gjyqësore, ku vendit tonë i kërkohen 250 milionë paund dëmshpërblim për prishjen e një koncesioni për vendosjen e skanerave në dogana.

“Kontrata e nënshkruar me qeverinë shqiptare ka shkaktuar shqetësim në Shqipëri për faktin se bashkëshorti i saj, Blair, është shumë i lidhur me qeverinë shqiptare dhe për shkak të mungesës së transparences”, shkruan The Telegraph.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Omnia Strategy punësohet nga Tirana zyrtare. Në vitin 2012 ajo fitoi një kontratë 300 mijë paund për të këshilluar qeverinë Berisha në një çështje ligjore ndaj një firme amerikane të tregtimit të naftës. Shpenzimet ligjore të qeverisë shqiptare në këtë rast arritën në 300 mijë paund, afro 500 mijë dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021857976913452
array(1) { ["section"]=> string(28) "a-po-ndahet-cifti-blair-5353" }