A po përgatitet Rakip Suli të kandidojë për kryetar bashkie në Kamëz?

Publikuar tek: barometri, më 07:50 14-07-2018 A po përgatitet Rakip Suli të kandidojë për kryetar bashkie në Kamëz?

Rakip Suli është aktualisht deputet i Partisë Socialiste, por duket se kohët e fundit është gjithnjë e më aktiv me strukturat e kësaj force politike në Kamëz.

 

Ndonëse na ndan gati nëj vit nga zgjedhjet lokale, partitë, kryesisht PS-ja, duket të ketë nisur përgatitjet për fushatë.

Së fundmi në një postim në Facebook, Suli uron kryetarin e ri të PS-së në Kamëz dhe flet për triumf të PS në këtë zonë.

“Urime kryetarit të ri të Partisë Socialiste në Kamëz Z. Erionit Lama i zgjedhur unanimisht nga asambleja. Tashmë është përmbyllur me sukses procesi i zgjedhjeve në Kamëz. Krenar për skuadrat solide të ngritura. Partia Socialiste është dhe do jetë forca dhe fryma e çdo qytetari në Kamëz e Paskuqan”, shkruan në rrjetet sociale Rakip Suli teksa poston edhe fotografitë nga eventi ku ka qenë prezent dhe ka mbajtur një fjalë të shkurtër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033277034759521
array(1) { ["section"]=> string(75) "a-po-pergatitet-rakip-suli-te-kandidoje-per-kryetar-bashkie-ne-kamez-127820" }