A RREZIKOHET eksporti i peshkut dhe vezëve? Ja si përgjigjet Milva Ekonomi, Rama u kthehet gazetarëve: E keni helmuar këtë milet

Publikuar tek: politike, më 12:04 26-01-2021 A RREZIKOHET eksporti i peshkut dhe vezëve? Ja si përgjigjet Milva Ekonomi, Rama u kthehet gazetarëve: E keni helmuar këtë milet

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi është pyetur në lidhje me një letër që i është dërguar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare për rrezikun e eksporteve të peshkut dhe vezëve.

Gjatë fjalës së saj për gazetarët, Ekonomi tha se nuk ka një informacion që eksportet janë rë rrezikuara, përkundrazi.  

"Natyrisht që ISUV është një institucion varësie dhe si i tillë, ai ka përgjegjësinë e vet, për btë bërë të gjitha veprimet që e lidhin atë me aktivitetin e përditshëm. Ministria përdor instrumentet e vet për të kontrolluar një institucion varësie që është kontrolli i auditit. Natyrisht do të kalojë në këtë audit. Unë nuk kam asnjë informacion që eksportet shqiptare janë të rrezikuara, sepse siç ua thashë edhe më përpara ne kemi një fat të mirë për zhvillimin pozitiv që ka bërë ISUV, ka shtuar shumë testet që duhet të bëjë, i ka certifikuar metodat dhe këtë e bën me BE-në, nuk e bën dot vetëm, ndërkohë që është pjesë e kërkesave që ne kemi, për kapitullin e sigurisë ushqimore. Kështu që ky është një lajm i mirë, auditi është një gjë që ndodh, mos kini merak fare dhe eksportet në Republikën e Shqipërisë nuk rrezikohen. Ne eksportojmë vezë, ne eksportojmë të gjitha prodhimet e tjera, peshk, vezë, mjalt dhe këto i kemi të siguruara edhe nga kontrolli",- tha Ekonomi.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u shpreh për këtë çështje se nuk ka asnjë kilogram të produkteve që janë eksportuar që të jetë kthyer mbrapsht. Ai u bëri thirrje gazetarëve që të shkojnë të gjejnë qoftë edhe një rast të vetëm.

"A mund të më shpjegoni juve si ka mundësi që në gjithë këtë masë shumë të konsiderueshme eksportesh Shqipëria nuk ka një kilogram të kthyer mbrapsht. Nuk ka një kilogram fruta, perime a peshk, nuk ka një kuti me vezë, apo kavanoz me mjalt të kthyer mbrapsht nga BE.

Si shpjegohet që filtrat e kontrollit të BE të jenë më të dobët se sa filtri juaj që e keni helmuar këtë milet.

Ose shkoni gjejeni dhe ekspozojeni që të ketë një fermë në Shqipëri, që ka një parcela që prodhon domate për Danimarkë dhe një tjetër me krimba që t'i hamë ne.

Ajo që shpjegohet është se nuk u bë një skandal logjik për ta nxjerrë Shqipërinë më mirë. Qa është kjo mungesë e frikshme patriotizmi në mënyrën se si shihen faktet.

Patjetër është patriotike që të nxjerrësh çdo pakt që përbën problem, por jo patriotike të fabrikosh dhe shtrembërosh faktet",- tha Rama.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/rrezikohet-eksporti-i-peshkut-dhe-vezeve-deshton-tenderi-per-analizat-e-produkteve-sipas-kerkeses-se-be-humbin-50-milione-euro-eksporte-dokumenti-nga-instituti-236300

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjimet e Ndranghetas, Rama: Marrëzi e pashoqe. Turp i atyre që duan t’i bëjnë nënën këtij vendi (Lexon përfundimet e Prokurorisë)
Vaksinat anti-Covid, Edi Rama: Flasim 7 herë në ditë me Pfizer, shpresoj të kemi lajme të mira »
Article Logic
Execution time: 0.01161789894104
array(1) { ["section"]=> string(132) "a-rrezikohet-eksporti-i-peshkut-dhe-vezeve-ja-si-pergjigjet-milva-ekonomi-rama-u-kthehet-gazetareve-e-keni-helmuar-kete-milet-236447" }