A shkaktojnë telefonat tumor në tru? Ja çfarë mendojnë shkencëtarët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:09 15-09-2016 A shkaktojnë telefonat tumor në tru? Ja çfarë mendojnë shkencëtarët

Një studim i rëndësishëm i kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar një lidhje mes pajisjeve mobile dhe tumorit.

Ekspozimi ndaj radiofrekuencave tipike të telefonave celularë, shton rastet me tumor në tru dhe zemër. Kështu pohon një studim që ka zgjatur rreth dy vjet nga “Programi Kombëtar i Toksikologjisë” në SHBA.

Shkencëtarët britanikë, nga ana tjetër, hedhin poshtë këtë tezë me argumentin se nuk ka mjaftueshëm prova që vërtetojnë se telefonat celularë paraqesin rrezik për shëndetin, prandaj ky studim i ri nuk duhet të alarmojë njerëzit.

Por autorët e këtij studimi të fundit, të drejtuar nga Programi Kombëtar Amerikan i Toksikologjisë, shprehen “Duke pasur parasysh përdorimin e gjerë global të pajisjeve mobile tek përdorues të të gjitha moshave, vetëm një rritje shumë e vogël e rasteve me sëmundje që shkaktohen nga ekspozimi i rrezatimit të radiofrekuencave, mund të sjellë ndërlikime të mëdha për shëndetin publik”.

Studimi, i cili ka kushtuar 25 milionë dollarë, është kryer në më shumë se 2.500 minj të ekspozuar ndaj rrezatimit të radiofrekuencave për nëntë orë në ditë, për dy vjet.

Në fund të studimit, shkencëtarët panë që një numër i vogël i minjve të ekspozuar ndaj rrezatimit, ishin prekur nga tumori në tru.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.091383934020996
array(1) { ["section"]=> string(72) "a-shkaktojne-telefonat-tumor-ne-tru-ja-cfare-mendojne-shkencetaret-53052" }