‘A të vjen ndopak zor Ogerta’, PD akuza qeverisë: Gënjeni paturpësisht! Keni lënë spitalet Covid pa ilaçe

Publikuar tek: politike, më 11:24 12-08-2020 ‘A të vjen ndopak zor Ogerta’, PD akuza qeverisë: Gënjeni paturpësisht! Keni lënë spitalet Covid pa ilaçe Bardh Spahia

Partia Demokratike ka hedhur akuza kundrejt qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, ku përmes një reagimi thotë se gënjejnë me shifrat e të shtruarve në dy spitalet COVID.

Përmes një denoncimi, Bardh Spahia, shkruan se ministria nuk raporton shifra të sakta, sakaq sipas tij nuk ka ilaçe për pacientët me Covid.

“QEVERIA KA LËNË SPITALET COVID PA BARNAT SPECIFIKE!!! Dmth jo vetëm që gënjejnë paturpësisht për numrin e të shtruarve me COVID, por nuk kanë siguruar as sasinë e duhur të ilaçeve, pjesë e protokollit të trajtimit të virusit corona!

Siç duket nga denoncimi mungon një bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungesë kur ka 150 të shtruar! Po kur të bëhen më shumë? Pse ministria gënjeu sot kur tha se janë 124 të shtruar në 2 spitalet Covid, kur siç shihet nga denoncimi vetëm tek “Shefqet Ndroqi’ janë të paktën 150 të shtruar?

A të vjen ndopak zor Ogerta që gënjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona janë të shtruar? Kaq e paaftë je për të parashikuar situatën apo po negocion tendera? #Turp”, shkruan Spahia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011713027954102
array(1) { ["section"]=> string(107) "a-te-vjen-ndopak-zor-ogerta-pd-akuza-qeverise-genjeni-paturpesisht-keni-lene-spitalet-covid-pa-ilace-216875" }