A u dekonspirua operacioni i Poliçanit ku u arrestua vëllai i kryebashkiakut Zotkaj? Përgjimet flisnin për një ‘’ngarkesë të madhe’’ droge…

Publikuar tek: aktualitet, më 08:31 21-09-2015 A u dekonspirua operacioni i Poliçanit ku u arrestua vëllai i kryebashkiakut Zotkaj? Përgjimet flisnin për një ‘’ngarkesë të madhe’’ droge…

Degë të varura për t’u tharë si dhe bishta të bimëve narkotike. Kjo është çfarë gjeti policia, ditën e aksionit në biznesin e Artur Zotkajt, vëllait të Adriatik Zotkajt, kryebashkiakut të Poliçanit. Edhe pse u gjetën plot 19 kilogramë kanabis në tunelet afër biznesit në lagjen ‘’Xhenio’’, përgjimet tregojnë se pritej kapja e një sasie edhe më të madhe.

Gjatë operacionit u arrestuan Artur Zotkaj 46 vjeç, Abedin Nurellari 38 vjeç, Kreshnik Hysenbelli 24 vjeç dhe Destared Allko 23 vjeç. Në kërkim është shpallur E.H 22 vjeç. Droga e kapur është e tipit marijuanë. Gjatë bisedave telefonike, të cilat u përgjuan prej 1 jave, autorët e dyshuar flisnin për një ngarkesë të madhe. Ende nuk është vërtetuar nëse bëhej fjalë për më shumë drogë, apo ngarkesa e madhe ishte vetëm 19 kile.

‘’Gjatë kontrollit të automjetit tip ‘’Mercedes-Benz’’ me targa AA 959 IS, në pronësi të shtetasit Artur Zotkaj, janë gjetur një sasi mbetjesh të dyshuara si lëndë narkotike marijuanë me peshë 13.6 gramë si dhe një shkop metalik’’, thuhet në dosjen e prokurorisë, zbardhur nga ‘’Mapo”.

“Brenda këtij ambient të mbyllur me qepena u gjetën 2 thasë të bardhë me lëndë narkotike, si dhe një pjesë të shpërndarë në mënyrë të çrregullt në godinë. Po kështu u gjetën degë të bimës narkotike, të cilat ishin varur në këtë ambient me qëllim tharjen e tyre, si dhe një peshore elektronike.

Më datë 10.09.2015 nga prokuroria është regjistruar procedimi penal ndaj këtij shtetasi. Gjatë kësaj kohe ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hysenbelli ka komunikime të dyshuara për shitje lënde narkotike me një person, i identifikuar më pas si Artur Zotkaj, banures në Poliçan, si dhe me një shtetas italian, i identifikuar si Fabricio’’, thuhet në dosje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1 kg drogë në makinë, arrestohen dy maqedonas në Qafë-Thanë
I ulet 1/3 e dënimit gjyqtares Parashqevi Ademi, gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar »
Article Logic
Execution time: 0.011286020278931
array(1) { ["section"]=> string(139) "a-u-dekonspirua-operacioni-i-policanit-ku-u-arrestua-vellai-i-kryebashkiakut-zotkaj-pergjimet-flisnin-per-nje-ngarkese-te-madhe-droge-21294" }