A u ndalua Ylli Ndroqi nga policia? Flet Artan Hoxha: Ç'faj kishin ata që në makinë ishte pronari dhe shoqëruesi i tij me ngjyrë nga Afrika

Publikuar tek: aktualitet, më 22:01 03-08-2020 A u ndalua Ylli Ndroqi nga policia? Flet Artan Hoxha: Ç'faj kishin ata që në makinë ishte pronari dhe shoqëruesi i tij me ngjyrë nga Afrika Hoxha - Ndroqi

Ditën e sotme SPAK ka vendosur sekuestro preventive për pronat e sipërmarësit Ylli Ndroqi, përfshirë dhe televizionin Oranews.

Një nga debatet në media është edhe fakti nëse Ylli Ndroqi është ndaluar apo shoqëruar nga policia. Vetë oranews thotë se efektivë të policisë rrugore kanë ndaluar sot makinën e Ylli Ndoqit në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë duke i deklaruar se automjeti me të cilin lëvizte ishte sekuestruar me kërkesë të SPAK.

Vetë z.Ndroqi  është shprehur se nuk zbriste, por se mund të shkonte bashkë me makinë në drejtorinë e Policisë për të sqaruar gjithçka. Më pas në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë shkuar dhe avokatët mbrojtjës.

Ndërkaq me ironi ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha. Në një shkrim të shkurtër në facebook, Hoxha thotë se policia nuk ka faj, pasi ata kanë qenë duke ekzekutuar vendimin e gjykatës, pra sekuestron e makinës.

Mirëpo brenda në makinë, ishte vetë pronari i saj Ndroqi dhe shoqëruesi i tij, të cilin Hoxha e quan njeri me ngjyrë nga Afrika.

art.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010539054870605
array(1) { ["section"]=> string(144) "a-u-ndalua-ylli-ndroqi-nga-policia-flet-artan-hoxha-c-faj-kishin-ata-qe-ne-makine-ishte-pronari-dhe-shoqeruesi-i-tij-me-ngjyre-nga-afrika-215982" }