A u thye “kështjella” e vetingut? Ish-prokurorja Antoneta Sevdari hedh dyshime të forta

Publikuar tek: aktualitet, më 21:21 27-05-2020 A u thye “kështjella” e vetingut? Ish-prokurorja Antoneta Sevdari hedh dyshime të forta Ish-prokurorja Antoneta Sevdari

Pezullimi i anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci ka rindezur një debat për cilësinë e gjykimit të institucioneve të vetingut. Euronews Albania bisedoi me ish-prokuroren, Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua në apeli i vetingut dhe kryesues i trupës ishte pikërisht gjyqtari i pezulluar, Luan Daci.

Sevdari tregon se, pas shkarkimit vendosi të hulumtonte biografitë e personave që e larguan nga sistemi i drejtësisë.

Ish-prokurorja, për të cilën në përgjithësi ka pasur një opinion pozitiv nga kolegët, thotë se u shokua nga rezultatet e kërkimeve të saj. “Ajo që konstatova, për mua ishte shokuese. Shumë anëtarë të komisionit të vlerësimit nuk plotësonin kriteret ligjore. Ky është një fakt i mjaftueshëm për të nxjerr një konkluzion për këtë pseudo veting që po kryhet”, u shpreh znj, Sevdari.

“Këtë gjë e thotë dhe Avokati i Popullit, ku ka përcjell listën e kandidatëve që plotësonin kriteret ligjoire. Vetëm 9 nga 27 persona që ka miratuar Kuvendi në qershor 2017, i plotësojnë kriteret ligjore", thotë ish-prokurorja.

Ish-anëtarja e këshillit të lartë të prokurorisë rendit faktet që thotë se ka mbledhur për Luan Dacin.

“Z. Daci është një person që është formuar si jurist vetëm në 6 muaj, në Plepa. Gjatë karrierës ë tij si gjyqtar ka dënuar disa shtetas shqiptarë me vdekje, në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë kishte ratifikuar Konventën e të Drejtave të Njeriut, e cila ndalonte aplikimin e dënimit me vdekje. Është shkarkuar në vitin 1997 për shkelje të ligjit dhe për paaftësi në detyrë dhe motivacion më të rëndë se kaq nuk ka”, shprehet ajo.

“Më 14 shtator 1998, ka marrë pjesë në kryengritjen e armatosur, duke goditur institucionet shqiptare. Pretendon që ka ushtruar profesionin e avokatit që prej vitit 2000, por është regjistruar në organet tatimore vetëm në vitin 2007 dhe që prej asaj dite as ka deklaruar dhe as ka paguar tatime. Ka paraqitur një CV për të konkurruar si anëtar në këtë institucion kaq të rëndësishëm si KPL dhe Gjykatë Kushtetuese duke paraqitur një CV, që në fakt nuk është një CV por një letër bakalli, në të cilën dukshëm pasqyrohen të dhënë të pavërteta”, shton znj. Sevdari.

Edhe Ardian Hajdari, anëtar i KPA i cili e ka gjykuar nuk duhet të jetë aty thotë Sevdari, pasi nuk plotëson kriteret. Sipas saj ai ka mesatare 6,4 ku ligji e thotë qartë që duhet ta ketë mbi 8. Kjo është edhe lista e notave, që Euronews Albania e ka siguruar , për të cilën Hajdari nuk ka reaguar edhe pse ajo është bërë publike.

Ajo hedh idenë që vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve ta bëjë Këshilli i lartë gjyqësor dhe ai i prokurorisë pasi kanë institucione me profesionale. “Në veteing është parashikuar që vetingun në një moment duhet ta bëjë KLP dhe KLGJ dhe ndoshta ka ardhur ky moment pasi janë persona më profesionistë”, u shpreh znj. Sevdari.

Shkarkimi i Antoneta Sevdari erdhi si pasojë e asaj që KPA e quajti mos justifikim i pasurisë. Sipas vendimit bashkëshorti i Sevdarit nuk kishte paguar tatim fitimin për të ardhurat e tij në kohën kur ka qenë emigrant në Greqi dhe Arabinë Saudite. Këtë mangësi në deklarimin e tatimeve KPA e vlerësoi se cenim të besimit të publikut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099380016326904
array(1) { ["section"]=> string(91) "a-u-thye-keshtjella-e-vetingut-ish-prokurorja-antoneta-sevdari-hedh-dyshime-te-forta-208055" }