AAB, aktiviteti bankar shënon rritje prej 1.3%, ulet norma e interesit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:55 09-08-2016 AAB, aktiviteti bankar shënon rritje prej 1.3%, ulet norma e interesit

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka publikuar të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e dytë të vitit 2016.

Sipas të dhënave për muajin qershor, totali i aktiveve të bankave tregtare arriti në 1,330 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 1.3%.

Sektori bankar mbetet likuid dhe i qëndrueshëm, me një raport të kredisë ndaj depozitave 54.3% nga 53.1% në fund të marsit të këtij viti dhe 55.4% një vit më parë.

Kredia e re e dhënë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 është 10.5% më shumë se gjatë të njëjtit tremujor në vitin e kaluar.

Në krahasim me një vit më parë, vihet re një rritje më e mirë e biznesit të madh në monedhën në lekë për hua afatgjatë.

Në tremujorin e dytë vihen re ulje të normës së interesit për hua. Kështu, norma e interesit për hua në lekë për biznes është ulur mesatarisht në 7.51% nga 8.19% një vit më parë. Norma e interesit për hua në euro është ulur mesatarisht në 5.52% nga 6.14% një vit më parë.

Huat me probleme janë ulur në 58 miliardë lekë nga 63 miliardë lekë një vit më parë. Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit qershor arriti në 20%.

Ulja e normave të interesit për shkak të politikës monetare lehtësuese si për monedhën vendase, ashtu edhe për monedhat e huaja, ka ndikuar në fitimin e sektorit bankar.

Për 6-mujorin e parë fitimi neto, sipas standardit të raportimeve në Bankën e Shqipërisë, rezulton 5 miliardë lekë ose 39% më i ulët se sa ai i qershorit 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014169931411743
array(1) { ["section"]=> string(73) "aab-aktiviteti-bankar-shenon-rritje-prej-1-3-ulet-norma-e-interesit-49241" }