AAK i vendos kushte LDK-së: Nëse Ramush Haradinaj nuk zgjidhet  President do të kemi zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: rajon, më 16:21 29-08-2020 AAK i vendos kushte LDK-së: Nëse Ramush Haradinaj nuk zgjidhet  President do të kemi zgjedhje të parakohshme Ramush Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim selmanaj, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse Presidenti i ardhshëm nuk do të zgjidhet Ramush Haradinaj, që është edhe kreu i AAK-së.

Me anë të një postimi në facebook, Selmanaj është shprehur se zgjedhja e presidentit të ri varet nga AAK.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë vetëm në të mirë të Vetëvendosjes dhe AAK-së, pasi sipas tij këto dy parti janë më të konsoliduarat në elektorat.

Postimi i plotë:

Rreth Presidentit dhe debatit:

Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavarësisht mendimit personal, unë dhe, besoj, një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojmë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të.

Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim.

Shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.

Pra, pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid i merr jetën 6 personave në Maqedoninë e Veriut, shumë të infektuar
Po zihej me gruan, policët zbulojnë se shqiptari ishte trafikant: Kishte drogë dhe armë në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.011512994766235
array(1) { ["section"]=> string(113) "aak-i-vendos-kushte-ldk-se-nese-ramush-haradinaj-nuk-zgjidhet-president-do-te-kemi-zgjedhje-te-parakohshme-218601" }