Abass viziton Suedinë për herë të parë që prej njohjes së pavarësisë

Publikuar tek: bota, më 20:54 10-02-2015 Abass viziton Suedinë për herë të parë që prej njohjes së pavarësisë

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas ka zhvilluar vizitën e parë në Suedi, që prej njohjes së pavarësisë nga shteti nordik.

Abbas është takuar me homologun e tij Stefan Lofven, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për procesin e paqes midis Izraelit dhe Palestinës.

Suedia njohu pavarësinë e Palestinës vitin e kaluar, duke u bërë në këtë mënyrë shteti i parë nordik që merr këtë vendim.

Veprimi i Suedisë nuk u pritë mirë në Izrael dhe Tel Avivi tërhoqi ambasadorin e saj nga Stokholmi.

Gjithsesi, vendimi i Suedisë ka nxitur edhe shumë shtete të tjera europiane që të lëvizn në drejtim të njohjes së pavarësisë së Palestinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027962923049927
array(1) { ["section"]=> string(73) "abass-viziton-suedine-per-here-te-pare-qe-prej-njohjes-se-pavaresise-2988" }