Abazovic refuzon postet e ofruara nga qeveria e re në Mal të Zi

Publikuar tek: rajon, më 22:48 27-10-2020 Abazovic refuzon postet e ofruara nga qeveria e re në Mal të Zi Dritan Abazovic

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Zdravko Krivokapic, mësohet t’i ketë ofruar tre ministri dhe postin e zv.kryeministrit, koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazovici.

Sipas mediave lokale, liderët dhënë ndonjë përgjigje deri në orën 18:00, kohë të cilën Krivokapic e kishte parashikuar për të zbuluar emrat e përbërjes së qeverisë.

Platformës “Bardh e Zi” i është ofruar pozicioni i zëvendëskryeministrit për sektorin e sigurisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Bujqësinë dhe Mbrojtjen.

Por, URA, e cila është pjesë e koalicionit, “Bardh e Zi”, iu përgjigj negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë poste ministrore.

Kurse, koalicionit “Paqja është kombi ynë” iu ofrua Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova drejt KARANTINËS, ministri i Shëndetësisë paralajmëron rikthimin e kufizimeve për shkak të situatës së COVID-19
»
Article Logic
Execution time: 0.012918949127197
array(1) { ["section"]=> string(70) "abazovic-refuzon-postet-e-ofruara-nga-qeveria-e-re-ne-mal-te-zi-225435" }