Abort në moshën 17-vjeçare, Pink rrëfehet për jetën: Doja ta mbaja atë fëmijë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:38 01-05-2019 Abort në moshën 17-vjeçare, Pink rrëfehet për jetën: Doja ta mbaja atë fëmijë

Këngëtarja amerikane Pink ka rrëfyer se në moshën 17-të vjeçare kishte pasur një abort dhe pas këtij, edhe disa të tjerë.

Madje ajo ka publikuar edhe një këngë që lidhet me këtë pjesë të jetës së saj.

“Që kur isha 17-të vjeçare, gjithmonë e kam urryer trupin tim dhe më duket sikur trupi im më urren mua”, thotë ajo në tekstin e këngës.

Ndërkohë revista USA Today e ka pyetur këngëtaren për kuptimin e këtyre vargjeve, dhe ajo nuk ka hezituar të japë detaje lidhur me këtë.

“Arsyeja pse e kam thënë këtë është se gjithmonë e kam pasur këtë trup si djalë, shumë të fortë dhe atletik, mirëpo në moshën 17 vjeçare kam pasur një abort. Dhe doja shumë ta mbaja atë fëmijë. Por kur kjo i ndodh një gruaje apo një vajze të re, ndjehesh sikur trupi yt të urren dhe sikur trupi yt është i thyer. Kam pasur disa aborte që atëherë. Nuk më vjen turp të shkruaj dhe të flas për ato që kam ndjerë”, ka deklaruar Pink.

475fe36e0a8173d8e418aead72691acd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15399408340454
array(1) { ["section"]=> string(82) "abort-ne-moshen-17-vjecare-pink-rrefehet-per-jeten-doja-ta-mbaja-ate-femije-162552" }