Abuzim me pronat në Ishëm, burg për 2 ish-zyrtarët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:10 11-02-2018 Abuzim me pronat në Ishëm, burg për 2 ish-zyrtarët (EMRAT)

Është marrë vendimi i Gjykatës për 4 ish-zyrtarët e komunës Ishëm në Durrës të cilët janë arrestuar nga Policia e këtij qarku për korrupsion dhe abuzim me pronat në bregdet.

I pari i listës është Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i komunës dhe më pas, vartës të tij.

Është dhënë masa “arrest me burg” për:

Enver Shima, (me detyrë ish­ përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish­-Komunën Ishëm) 

Sulejman Ibrahimi (ish­-Kryetar i Komunës Ishëm)

Masa "detyrim paraqitje" për:

Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ishKomunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm)

Shpresa Merdita, (me detyrë ish­-punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish­ Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës)

Drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe dhe Hekuran Bregu, Shef Sektori i Krimit Ekonomik deklaruan detaje për operacionin që është në vazhdim. Sipas tyre, ka dhe persona të tjerë të implikuar dhe se për shkak të sekretit hetimor, në këto momente nuk mund të jepen detaje më shumë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË: Përfshihet nga flakët banesa në Mat, 13 anëtarët e familjes pa shtëpi (VIDEO)
Aksioni i policisë në Tiranë: Arrestime, gjoba, bllokime... »
Article Logic
Execution time: 0.013186931610107
array(1) { ["section"]=> string(62) "abuzim-me-pronat-ne-ishem-burg-per-2-ish-zyrtaret-emrat-109910" }