Abuzim në kohë pandemie, Këshilli Bashkiak i Durrësit rrit çmimin e abonesë për transportin publik, ja sa do të kushtojë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:40 30-10-2020 Abuzim në kohë pandemie, Këshilli Bashkiak i Durrësit rrit çmimin e abonesë për transportin publik, ja sa do të kushtojë

Bashkia e Durrësit ka miratuar në mbledhjen e sotme rritjen e tarifave mujore për transportin qytetas në Durrës.

Sipas anëtarëve të këshillit bashkiak, shkaku i rritjes së çmimeve kanë qenë ankesat e operatorëve privatë që kontrollojnë shërbimin e transportit publik, pasi sipas tyre ata dalin me humbje nga ky aktivitet.

Operatorët privatë kanë argumentuar se kjo rritje e çmimeve do të ndihmojë si nga ana teknike, por edhe ajo financiare.

Ata kanë propozuar ndryshimin e çmimit për një linjë nga 900 lekë në 1200 lekë, ndërsa aboneja e përgjithshme do të shkojë nga 1200 lekë në 1600 lekë. Ndërsa aboneja mujore studentore nuk do të ndryshojë, por do të vazhdojë të jetë 600 lekë.

dok.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 23-vjeçari shqiptar kapet me 2 milion euro drogë në Itali, u hoq si trim dhe kundërshtoi policinë (EMRI)
Rama reagon pas tërmetit shkatërrues në Turqi: Lutje e solidaritet vëllazëror në këtë ditë të zymtë »
Article Logic
Execution time: 0.010692834854126
array(1) { ["section"]=> string(125) "abuzim-ne-kohe-pandemie-keshilli-bashkiak-i-durresit-rrit-cmimin-e-abonese-per-transportin-publik-ja-sa-do-te-kushtoje-225817" }