SKANDAL në Tiranë/ 65-vjeçari dhe tre adoleshentë përdhunojnë të miturën, i bënin video intime dhe... (Çfarë u gjet në celularë)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:53 30-05-2020 SKANDAL në Tiranë/ 65-vjeçari dhe tre adoleshentë përdhunojnë të miturën, i bënin video intime dhe... (Çfarë u gjet në celularë) Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku zbulohet historia tronditëse se si katër persona kanë abuzuar rregullisht me një vajzë të mitur. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 65-vjeçar i cili abuzonte seksualisht me një 15-vjeçare, dhe ndërkohë i bënte video intime.

Videot ua dërgoi edhe tre adoleshtëve të cilët i përdorën për të shantazhuar të miturën. Me anë të presionit, ata kryen marrëdhënie seksuale me të dhe videon ua shpërndanë shokëve të tjerë.

Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal e monstruoz.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Parandalohet abuzimi i mëtejshëm seksual me dhunë ndaj një të miture;

Policia vë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit A.D.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç,  R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.  

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095360279083252
array(1) { ["section"]=> string(96) "abuzim-seksual-me-dhune-ndaj-te-mitures-pranga-4-personave-65-vjecari-ua-shperndau-videon-208420" }