Abuzimet me karburantet, nga 100 mijë deri në 3 milionë lekë gjoba

Publikuar tek: aktualitet, më 06:35 31-07-2015 Abuzimet me karburantet, nga 100 mijë deri në 3 milionë lekë gjoba

Inspektorati Shtetëror Teknik ka nisur një operacion në të gjithë vendin për kontrollin e pikave të tregtimit të karburanteve. Brenda një muaji janë gjobitur 14 subjekte të tregtimit të karburanteve.

Në njoftimin për media, ISHTI bën me dije se 3 prej tyre janë gjobitur për mungesë dokumentacioni dhe 11 të tjera për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit.

Nga të dhënat e Inspektoratit vërehet se disa nga subjektet e gjobitura janë përsëritëse në shkeljet e konstatuara, ndërsa gjobat variojnë nga 100.000- 3.000.000 lekë. Operacioni për kontrollin e cilësisë së karburantit dhe dokumentacionit të pikave të tregtimit të karburantit me pakicë është shtrirë në të gjithë vendin dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, shkruan “GSH”.

Nga të dhënat e Inspektoratit vërehet se disa nga subjektet e gjobitura janë përsëritëse në shkeljet e konstatuara, ndërsa gjobat variojnë nga 100.000- 3.000.000 lekë. Operacioni për kontrollin e cilësisë së karburantit dhe dokumentacionit të pikave të tregtimit të karburantit me pakicë është shtrirë në të gjithë vendin dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Gjatë muajit dhjetor 2014, pas kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit janë vendosur 18 gjoba. Gjatë kontrollit në këtë muaj në 11 raste u konstatua mungesë e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe në shtatë raste probleme me treguesit e pikës së flakërimit dhe përqindjen e squfurit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pezullimi Kukësi-Legia/ Frikësohet Braçe: Rrugaçëria mund të na rrëzojë avionin për në Francë
Taksat e pasurisë, ndryshon formula me paketën e re fiskale »
Article Logic
Execution time: 0.0079798698425293
array(1) { ["section"]=> string(71) "abuzimet-me-karburantet-nga-100-mije-deri-ne-3-milione-leke-gjoba-17372" }