Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, gazetarja tregon emrin: Një tjetër ish-ministër do thirret në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 19:14 19-02-2018 Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, gazetarja tregon emrin: Një tjetër ish-ministër do thirret në Prokurori

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për aferën me rrugën “Tiranë-Elbasan” dhe marrjen në pyetje të ish-ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.

Ajo tha se Haxhinasto është marrë në pyetje si person që ka dijeni, dhe emri i tij nuk është në regjistrin e personave në hetim.

Lala tha se sipas Prokurorisë “ish-ministri duhet të kishte ngritur një grup pune për të parë nëse fondet po përdoreshin në mënyrën e duhur”.

“Prokurorët thonë se këtë grup duhet ta ngrinte me çdo kusht Haxhinasto. Ky i fundit ka qenë i qartë duke pretenduar se nuk ka lidhje me asnjë aferë korruptive. Prokuroria nuk ka dhënë detaje se është e rezervuar. Haxhinasto ka pretenduar se përgjatë qëndrimit të tij ka përmbushur ligjërisht detyrën e tij funksionale. Auditet e KLSH konstatuan shkelje. Grupi i auditimit ka arritur në përfundimin se ka probleme serioze me komponentët e kontrollit. Haxhinasto duhet të kishte analizuar situatën,

Ka rritje fiktive e kostos së rrugës, sipas prokurorëve. Ish-zyrtarët kanë përfituar duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit me 54 mln dollarë.

Tre ish-zyrtarët kanë mohuar të gjitha akuzat. Kjo mbetet në duart e prokurorëve. Po shihet dhe roli i Haxhinastos. Deri në këto momente ish-ministri nuk është në regjistrin e personave në hetim. Ai është duke u verifikuar, hetimet po kryen hap pas hapi. Pas Haxhinastos, po mendojnë të thirrin edhe Sokol Dervishaj, si pasues të tij,” tha Lala.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërprerja e Vettingut për Llallën, çfarë ndodh me faktet e mbledhura deri tani? Përgjigjet KPK
Lehtësohet procedura për marrjen e kempit, Manastirliu: Tani vetëm me 2 dokumenta »
Article Logic
Execution time: 0.011950969696045
array(1) { ["section"]=> string(111) "abuzimet-me-rrugen-tirane-elbasan-gazetarja-tregon-emrin-nje-tjeter-ish-minister-do-thirret-ne-prokurori-110781" }