Abuzimet seksuale, shpërthen Brigitte Bardot: Kërkoni thjesht pak publicitet

Publikuar tek: barometri, më 08:17 19-01-2018 Abuzimet seksuale, shpërthen Brigitte Bardot: Kërkoni thjesht pak publicitet

Legjenda e kinemasë franceze Brigitte Bardot, të mërkurën, më 17 janar ashpër ka sulmuar mocionin #MeToo duke argumentuar se paditësit të cilët janë ankuar për ngacmime seksuale janë vetëm duke kërkuar pak publicitet, shkruan newsbomb.al.

Në revistën franceze  “ParisMatch,”  86 vjeçarja Bardot ka thënë: "Pjesa më e madhe është hipokrite dhe qesharake. Shumë aktore kërkojnë një rol nga procudecentët , pastaj thonë se u ngacmuan seksualisht".

Aktorja, e cila u bë “seks-simbol” në vitin 1956 pas filmit "E zoti krijoi Gruan", shtoi: "Unë kurrë nuk kam qenë viktimë e ngacmimit seksual dhe kur njerëzit më thonin se isha e bukur apo kisha të pasme të bukura, mua më behej qejfi”.

Fjalët e saj  i bashkohen atyre të aktores franceze Catherine Deneuve e cila kishte ngjallur reagimet e feministeve më të thekura në mbarë botën duke thënë: "Njerëzit kanë të drejtë të bëjnë ngacmime seksuale ndaj grave". 

Deneuve gjithashtu firmosi një peticion të 100 grave që e konsideronin lëvizjen #MeeToo një gjueti shtrigash që kërcënon lirinë seksuale ". Më vonë, megjithatë, Deneuve u distancua nga disa prej firmëtarëve pasi njëri prej tyre pretendonte se gratë mund të arrinin orgazmë gjatë përdhunimit.

74-vjeçarja u kërkoi më pas falje viktimave të ngacmimeve duke thënë: "Nuk ka asgjë të mirë te abuzimet".

Brigitte Bardot, e cila përfundoi karrierën e saj filmike në vitin 1973 për t'u përqëndruar në organizatën bamirëse për të drejtat e kafshëve, ka pasur një histori të gjatë të provokimeve që synojnë gratë. Megjithatë, ajo kurrë nuk e pranoi atë se një gjë e tillë i ka ndodhur në kulmin e karrierës së tij në vitet '60.

"Është ende e vështirë për mua të kuptoj se çfarë më ka ndodhur. Ajo kohë më ka bërë shumë të kujdesshme ndaj njerëzve."

"Sot - tha aktorja - nuk kam pothuajse asnjë kontakt me industrinë e spektaklit, përveç telefonatave me  miqtë e mi të vjetër si aktori Alain Delon".

Shumicën e kohës aktorja e kalon duke u kujdesur për gjashtë macet e saj, nëntë qentë dhe pesëdhjetë kafshët  që mban në shtëpinë e saj në rivierën franceze./ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019540071487427
array(1) { ["section"]=> string(81) "abuzimet-seksuale-shperthen-brigitte-bardot-kerkoni-thjesht-pak-publicitet-107091" }