Legjenda e kinemasë franceze Brigitte Bardot, të mërkurën, më 17 janar ashpër ka sulmuar mocionin #MeToo duke argumentuar se paditësit të cilët janë ankuar për ngacmime seksuale janë vetëm duke kërkuar pak publicitet, shkruan newsbomb.al.
Në revistën franceze “ParisMatch,” 86 vjeçarja Bardot ka thënë: "Pjesa më e madhe është hipokrite dhe qesharake. Shumë aktore kërkojnë një rol nga procudecentët , pastaj thonë se u ngacmuan seksualisht".
Aktorja, e cila u bë “seks-simbol” në vitin 1956 pas filmit "E zoti krijoi Gruan", shtoi: "Unë kurrë nuk kam qenë viktimë e ngacmimit seksual dhe kur njerëzit më thonin se isha e bukur apo kisha të pasme të bukura, mua më behej qejfi”.
Fjalët e saj i bashkohen atyre të aktores franceze Catherine Deneuve e cila kishte ngjallur reagimet e feministeve më të thekura në mbarë botën duke thënë: "Njerëzit kanë të drejtë të bëjnë ngacmime seksuale ndaj grave".
Deneuve gjithashtu firmosi një peticion të 100 grave që e konsideronin lëvizjen #MeeToo një gjueti shtrigash që kërcënon lirinë seksuale ". Më vonë, megjithatë, Deneuve u distancua nga disa prej firmëtarëve pasi njëri prej tyre pretendonte se gratë mund të arrinin orgazmë gjatë përdhunimit.
74-vjeçarja u kërkoi më pas falje viktimave të ngacmimeve duke thënë: "Nuk ka asgjë të mirë te abuzimet".
Brigitte Bardot, e cila përfundoi karrierën e saj filmike në vitin 1973 për t'u përqëndruar në organizatën bamirëse për të drejtat e kafshëve, ka pasur një histori të gjatë të provokimeve që synojnë gratë. Megjithatë, ajo kurrë nuk e pranoi atë se një gjë e tillë i ka ndodhur në kulmin e karrierës së tij në vitet '60.
"Është ende e vështirë për mua të kuptoj se çfarë më ka ndodhur. Ajo kohë më ka bërë shumë të kujdesshme ndaj njerëzve."
"Sot - tha aktorja - nuk kam pothuajse asnjë kontakt me industrinë e spektaklit, përveç telefonatave me miqtë e mi të vjetër si aktori Alain Delon".
Shumicën e kohës aktorja e kalon duke u kujdesur për gjashtë macet e saj, nëntë qentë dhe pesëdhjetë kafshët që mban në shtëpinë e saj në rivierën franceze./ newsbomb.al