Abuzimi i 14-vjeçares nga roja i shkollës/ Prokuroria përfundon hetimin për ngjarjen e rëndë, zbardhet dëshmia e nënës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:10 19-09-2020 Abuzimi i 14-vjeçares nga roja i shkollës/ Prokuroria përfundon hetimin për ngjarjen e rëndë, zbardhet dëshmia e nënës Fotomontazh

Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dërgoi si të pandehur dhe nën akuzë në gjykatë, Abaz Dogën, 65 vjeç, ish-roje i shkollës ku vajza mësonte dhe tre të rinj, më i vogli i tyre 15 vjeç.

Hetimi i prokurorisë thekson se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshuarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht dhe duke e dhunuar psikologjikisht. Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj . Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.

Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjec dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim.

Këto përfundime të prokurorisë bazohen jo vetëm në dëshminë e fëmijës, por edhe në kqyrjet e aparateve telefonike të secilit nga të përfshirët në abuzimin, i cili u zbulua nga një konflikt mes viktimës dhe nënës së saj, që i kërkoi llogari për vonesën. Në dosje bashkangjitet edhe rrëfimi i mamasë që i tregon prokurores:

“I bërtita vajzës pse ishte vonuar, dhe ajo shpërtheu në lotë. Më tha që ish-roja e shkollës e ndiqte me biçikletë, shkruante emrin e saj nëpër mure dhe se e kishte ngacmuar”.

Kur familja e të miturës vrapoi në polici për të  denoncuar u zbulua se në fakt përmasat e skandalit ishin akoma më të rënda. Pas hetimit dhe arrestimeve, familja e të miturës është larguar nga lagjja, ndërsa e mitura është marrë nën mbrojtje.

Top Channel

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011181116104126
array(1) { ["section"]=> string(123) "abuzimi-i-14-vjecares-nga-roja-i-shkolles-prokuroria-perfundon-hetimin-per-ngjarjen-e-rende-zbardhet-deshmia-e-nenes-220974" }