Abuzimi me 8 vjeçaren brenda shkollës në Durrës, Vokshi: Si mundet shteti të fshehë këtë ngjarje, cila nënë është e qetë për vajzat sot?

Publikuar tek: politike, më 19:30 19-07-2019 Abuzimi me 8 vjeçaren brenda shkollës në Durrës, Vokshi: Si mundet shteti të fshehë këtë ngjarje, cila nënë është e qetë për vajzat sot? Foto ilustruese: Ish-deputetja e PD Albana Vokshi

Ish-deputeja e PD Albana Vokshi reagon për ngjarjen e rëndë në Arapaj të Durrësit ku u tentua të përdhunohej një vajzë 8 vjeçe.

Duke qenë dy herë rresht deputete e kësaj zone, Vokshi thotë se mundohet të kuptojë deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë për ngjarjen por ato sipas saj janë të kundërta me njëra-tjetrën.

'Si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?? Cila nënë është sot e qetë kur nuk ka shtet të mbrojë vajzat e tyre edhe brenda institucioneve shkollore që duhet të ishin vendet më të sigurta për to?? Është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve', shkruan ndër të tjera Albana Vokshi.

Më tej, Vokshi thotë se si mundet të heshtë lidhur me këtë rast apo dhe të mëparshmit që kanë ndodhur në shkolla ministrja e Arsimit Besa Shahini.

REAGIMI I PLOTË I ALBANA VOKSHIT:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 2 javë më parë në Arapaj të Rrashbullit, Durrës. Zonë të cilën e njoh shumë mirë pasi kam qenë për dy mandate deputete e saj.

Arapaj, fshat i bukur, me njerëz të përkushtuar e punëtore, ku të gjithë banorët njohin njëri tjetrin, është tronditur nga akti i fundit i dy djemve që kanë ngacmuar seksualisht, brenda ambjenteve të shkollës, një vajzë krejt të mitur.

Mundohem të kuptoj nga deklaratat e institucioneve shtetërore atë që ka ngjarë. Por një gjë deklaron policia dhe tjetër gjë prokuroria.

Si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?? Cila nënë është sot e qetë kur nuk ka shtet të mbrojë vajzat e tyre edhe brenda institucioneve shkollore që duhet të ishin vendet më të sigurta për to??

Është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve.

- Sepse fëmijët tanë nuk i kemi të sigurt.

- Sepse bëhen makinacione për të fshehur krimin.

Pse po fshihet ngjarja? Kush fshihet pas saj?? Si mundet të mos dënohen autorët? Pse hesht Ministrja Shahini sa herë ngjarje të tilla të rënda trondisin shqiptarët??

Ky është modeli i dhunimit, përdhunimit, që vjen nga maja e transmetohet në qeveritarët qendrorë e lokalë e futet fshehurazi në cdo familje.

Nëse sot nuk e ndalim, nesër do jenë bërë dëme të pariparueshme për shoqërinë e do jetë shumë vonë.

#TëMbrojmëFëmijëtTanë

#TëRefuzojëeModelinEShtetitTëKrimit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12381410598755
array(1) { ["section"]=> string(139) "abuzimi-me-8-vjecaren-brenda-shkolles-ne-durres-vokshi-si-mundet-shteti-te-fshehe-kete-ngjarje-cila-nene-eshte-e-qete-per-vajzat-sot-172711" }