Abuzimi me skemën e ndihmës ekonomike, Voltana Ademi i përvishet zv.ministres: S'ke informacionin e duhur

Publikuar tek: politike, më 10:43 17-02-2018 Abuzimi me skemën e ndihmës ekonomike, Voltana Ademi i përvishet zv.ministres: S'ke informacionin e duhur

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura për dështimin e skemës së re të ndihmës ekonomike.

Në një deklaratë për shtyp, Ademi akuzon zëvendësministren e Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri se nuk ka informacionin e duhur dhe se po flet politikisht.

REAGIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Cështjeve Sociale, përmes zëvendësministres znj. Kospiri, paska reaguar lidhur me shqetësimin e ngritur prej ditësh nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë për dështimin e skemës së re të ndihmës ekonomike. Në mënyrë të çuditshme por edhe tallëse flitet për nxjerrje jashtë skeme të abuzuesve! Kjo tregon se znj. Kospiri nuk ka informacionin e duhur apo se thjesht po flet politikisht.

Në mbarë Shqipërinë, jane me qindra e mijëra familjet me anëtarë persona me aftësi ndryshe që janë përjashtuar nga skema. Madje, duke mos patur asnjë të ardhur tjetër. Qeveria flet për një “sistem të ri transparent”. Por në asnjë rresht nuk ka një sqarim lidhur me pikëzimin apo cilat janë kriteret që përjashtojnë nga përfitimi i ndihmës familjet më në nevojë në vendin tonë.

Numri 2 i ministrisë së linjës paraqet disa raste sporadike të përjashtimit nga lista të atyre që mund të kenë përfituar ndihmë ekonomike padrejtsisht. Por ne si qeverisje vendore, mund të tregojmë mijëra familje që sot nuk kanë as bukën e gojës.   Vetëm në bashkitë e djathta janë mëse 2000 familje me persona me aftësi ndryshe, të cilave u është mohuar e drejta ligjore për të përfituar nga kjo skemë.

Zonja në fjalë përpiqet të tregojë se ku shkojnë lekët e ndihmës ekonomike kur është përgjysmuar numri i përfituesve si pasojë e dështimit të skemës së re. Pse nuk ka një shifër të saktë, sa ishte ky fond në dhjetor 2017 dhe sa është sot në janar 2018? Sa ishte numri i familjeve përfituese në dhjetor 2017 dhe sa është ky numër në janar 2018? Është e qartë se qeveria po u zhvat paratë familjeve më në nevojë, duke përgjysmuar buxhetin.

Tallja vazhdon duke e pranuar se kanë mbetur shumë familje të varfra jashtë kësaj skeme dhe u kërkohet të riaplikojnë. Si mund të riaplikojnë në sistem mijëra familje për vetëm 2-3 ditë, a mund ta thotë këtë zj. Kospiri.

Dhe e fundit, Qeveria thotë “të gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem.” Po sa është ky fond, dhe hallin e sa familjeve mund të zgjidhë? Pra, bëhet fjalë për 6% të një fondi që është përgjysmuar në shkallë vendi, ndërsa jashtë skemës kanë mbetur mbi 40- 70% e aplikuesve!

Duhet ta dijë mirë znj. zëvendësministre dhe të gjithë ata që janë pas saj! Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, kryetarët e Bashkive dhe Këshillat Bashkiakë janë në krah të qytetarëve. Ne jemi në kontakt çdo ditë me ta, jetojmë me hallet e problemet e tyre. Nuk mund të bëhet demagogji, apo më keq të mashtrohet kur kemi të bëjmë me kafshatën e bukës së përditshme të qindra e mijëra familjeve shqiptare në mbarë vendin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009911060333252
array(1) { ["section"]=> string(110) "abuzimi-me-skemen-e-ndihmes-ekonomike-voltana-ademi-i-pervishet-zv-ministres-s-ke-informacionin-e-duhur-110537" }