Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg me afat 40-ditor” për 46-vjeçarin Blerim Bizgjoni.
Ky i fundit është i akuzuar se abuzoi seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme me një 14-vjeçare në qytetin e Pogradecit.
Sipas avokatit të tij, Bizgjoni nuk e ka pranuar akuzën, madje në gjyq ka thënë se e gjitha është sajuaar nga familja e të miturës.
Po si ka ndodhur ngjarja?
Bizgjoni ka qenë komshi me familjen e të miturës dhe i ka kërkur prindërve të saj ta merrte në shtëpi e të kujdesej për të pasi babai i 13-vjeçares kishte probleme të shëndetit mendor e ndërsa nëna ishte e papunë.
Familja jetonte në një varfëri ekstreme dhe e ëma ia ka besuar kujdesin për pak kohë 46-vjeçarit i cili kishte dhe një vajzë, shoqe me të miturën, por në fakt ai ka abuzuar me të.
Burimet bëjnë me dije se ai e mori vajzën që më 30 korrik në shtëpi dhe e abuzoi vazhdimisht për një muaj. Bizgjoni e ka mbajtur me forcë 13-vjeçaren derisa ka qenë vetë vajza ajo që ka shkuar ta denoncojë në polici.
Pas denoncimit, policia ka vënë menjëherë në pranga autorin.