Abuzon seksualisht me 3 nxënës, mësuesja shpërthen në lot dhe kërkon falje publikisht

Publikuar tek: bota, më 18:45 26-01-2017 Abuzon seksualisht me 3 nxënës, mësuesja shpërthen në lot dhe kërkon falje publikisht

Gjykata ka dënuar një ish-mësuese të gjuhës angleze në një shkollë të mesme në Utah të SHBA-së e cila është dënuar për abuzim seksual me 3 nxënës të saj.

Prokurorët thanë se një nga djemtë ishte 16 vjeç dhe dy tjerë ishin 17 vjeç kur Brianne Altice kishte pasur marrëdhënie seksuale me ta. Ajo ishte arrestuar në 2013-ën, por më pas ishte liruar pasi pagoi garancinë.

Pas dy viteve në burg, Brianne Altice ka kërkuar falje për veprimet e saj ndërsa ka shpërthyer në lot në seancën për lirimin me kusht të saj.

Megjithëse humbi punën dhe bashkëshortin, 35-vjeçarja vazhdoi marrëdhëniet me një nxënës 17-vjeçar dhe për këtë u arrestua sërish dy vite më parë.

Altice u shpall fajtore për tri akuza për abuzim seksual me dhunë, një gjykatë në Utah e dënoi atë me të paktën dy deri në 30 vjet burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krijohet hibridi i parë i njeriut me kafshën, njoftojnë shkencëtarët
Kanë mbetur vetëm ‘2 minuta e gjysmë’ nga fundi i botës »
Article Logic
Execution time: 0.011788129806519
array(1) { ["section"]=> string(90) "abuzon-seksualisht-me-3-nxenes-mesuesja-shperthen-ne-lot-dhe-kerkon-falje-publikisht-66770" }