Abuzon seksualisht me të mitura, policia arreston 51-vjeçarin dhe shpëton 12 vajza

Publikuar tek: bota, më 13:08 20-06-2016 Abuzon seksualisht me të mitura, policia arreston 51-vjeçarin dhe shpëton 12 vajza

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe po përballet me akuza dhe sulme seksuale të rënda.

Sipas autoriteteve policore të Pennsylvanisë, 51-vjeçari jetonte me 12 vajza duke përfshirë këtu një 18 vjeçare me dy fëmijë të të lindur me të.

Mësohet se Lee Kaplan, 51 vjeçar mbante në shtëpi vajza të moshës nga 6 muaj deri në 18 vjeç.

Sipas CNN, lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe prindërit e 18 vjeçares, të cilët ndan rrëfimin duke thënë se ata e dhuruan vajzën e tyre tek Kaplan, për t’i ndihmuar ata në vështirësitë financiare.

Vajza ishte vetëm 14 vjeçare kur lindi fëmijën e parë.

Kaplan u akuzua për sulm seksual ligjor, trafikim të të miturve, sulme të provokuara të pahijshme dhe kontakte të paligjshme me një të mitur.

Ndërkaq prindërit e 18 vjeçares janë akuzuar për ‘rrez të mirëqenies së fëmijëve’.

51_vjecari_nga_pelsilvania.jpg

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030132055282593
array(1) { ["section"]=> string(87) "abuzon-seksualisht-me-te-mitura-policia-arreston-51-vjecarin-dhe-shpeton-12-vajza-44066" }