Abuzon seksualisht me të miturin në mes të Tiranës, Policia ndalon 71 vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:28 06-06-2019 Abuzon seksualisht me të miturin në mes të Tiranës, Policia ndalon 71 vjeçarin

Policia ka ndaluar të moshuarin e denoncuar ditën e djeshme nga mediat duke abuzuar me një të mitur, në një nga lulishtet krah lumit Lana në Tiranë.

Sipas njoftimit, është ndaluar 71 vjeçari me inicialet H.M, për veprat penale 'Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur', 'Ngacmim seksual' dhe 'Vepra të turpshme', pasi është shfaqur në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Tiranës

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë ndaluar 71-vjeçarin H.M., për veprat penale "Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur", "Ngacmim seksual" dhe " Vepra të turpshme"

Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike.

LEXO EDHE: E RËNDË, I MOSHUARI ABUZON SEKSUALISHT ME TË MITURIN NË MES TË TIRANËS (FOTOT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025038957595825
array(1) { ["section"]=> string(84) "abuzon-seksualisht-me-te-miturin-ne-mes-te-tiranes-policia-ndalon-71-vjecarin-167196" }