Një ngjarje e rëndë e ndodhur tre muaj më parë ka tronditur mbarë opinionin publik vetëm këto dy ditë.
48-vjeçari Izet Ademi është akuzuar nga ish-bashkëshortja për abuzim seksual ndaj të bijës 14 vjeçare.
Ky i fundit, i divorcuar nga bashkëshortja, ishte me 14-vjeçaren duke shfrytëzuar kohën që i takonte për t’u takuar me të bijën.
Ngjarja e rëndë është denoncuar dje në komisariatin e policisë së Sarandës nga mamaja e së miturës pasi kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur.
48-vjeçari Ademi është duke u hetuar në gjendje të lirë, ndërsa 14 vjeçarja po trajtohet nga një psikolog.