Gjykata ka pranuar vendimin për gjykim të shkurtuar për ish-rojen e shkollës Abaz Dogu, i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15 vjeçare, nxënëse në shkollën ku ai punonte.
Gjithashtu, vendimi për gjykim të shkurtuar është dhënë dhe për tre të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarjen bashkë me ish-rojen e shkollës, Klajdi Poçi, Rei Osmanllari dhe i mituri me inicialet F.B.
Nga hetimet e Prokurorisë ka dalë se ish-roja Abaz Doga dhe tre të rinjtë e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht dhe duke e dhunuar psikologjikisht. Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj. Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.
Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjeç dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim.