Acari 'mbërthen' Amerikën, 21 të vdekur nga i ftohti polar

Publikuar tek: bota, më 09:23 01-02-2019 Acari 'mbërthen' Amerikën, 21 të vdekur nga i ftohti polar

Shkon në 21 numri i viktimave nga i ftohti ekstrem në SHBA.

Temperaturat kanë arritur shumë gradë nën zero duke shkuar kështu -32 gradë celcius.

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara janë mbërthyer nga i ftohti ekstrem. 

Në disa zona në qendër të vendit, temperatura të ulëta rekord kanë bërë të domosdoshme mbylljen e shkollave dhe qendrave të punës si dhe pezullimin e shërbimeve bazë. Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët se mund të pësojnë dëmtime të lëkurës dhe indeve nga ngrica.

I ftohti, i shoqëruar me erë të acartë në Mineapolis të Minesotës ka bërë që të boshatisen rrugët. 

Gjatë ditëve të ardhshme, mbi 200 milionë vetë ose 70% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të përballen me ngrica. Mbi 25 milionë vetë në verilindje të vendit po përballen me temperatura të rrezikshme.

Meteorologët thonë se moti ekstrem i këtyre ditëve ishte rezultat i luhatjeve atmosferike në Polin e Veriut. Një rrymë ajri të ngrohtë nga Afrika Veriore, e cila ka lëvizur drejt veriut, ka shtyrë ajrin e ftohtë të polit drejt Amerikës së Veriut, deri poshtë në Florida.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093300342559814
array(1) { ["section"]=> string(62) "acari-mberthen-ameriken-21-te-vdekur-nga-i-ftohti-polar-151137" }