Acari “pushton” Shqipërinë, meteorologu tregon se kur do të kemi përmirësim të motit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:36 16-01-2021 Acari “pushton” Shqipërinë, meteorologu tregon se kur do të kemi përmirësim të motit Ilustruese

Prej disa ditësh Shqipëria është e “mbërthyer” nga temperaturat e ulta që arrijnë deri në -14 gradë celcius, duke sjellë prezencë akulli dhe ngrice në pjesën më të madhe të vendit.

Ky i ftohtë ka ardhur si pasojë e ndikimit të stuhisë “Filomena”, ndërsa sipas meteorologut Hakil Osmani, kjo stuhi ka bërë që temperaturat të jenë deri në 10 gradë më të ulta se normalja.

“Këto temperatura nuk janë normale pasi stuhia “Filomena” ka sjellë vlera shumë më të ulëta në territorin shqiptar. Në Ultësirën Perëndimore kemi vlera negative gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit në territorin shqiptar. Sa i përket të hënës pritet që këto vlera termike pritet të jenë prezente”, shprehet ai në Abc Neës.

Sipas tij, përmirësimi i motit do të vijë pas ditës së mërkurë, ndërsa që prej të enjtes temoperaturat do të rriten, por do të rikthehen reshjet e shiut.

“Duke qenë se kemi tërheqje të masave ajrore të acarta që i kemi përjetuar gjatë stuhisë “Filomena”, kemi ardhjen e masave të ngrohta nga Mesdheu duke bërë që të kemi edhe reshje”, tha Osmani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19: Po i nënshtrohemi një terapie të fortë sepse...
Një pjesë e Dibrës mbulohet nga bora, banorët e Zall-Dardhës prej ditësh të izoluar dhe pa ujë të pikshëm »
Article Logic
Execution time: 0.011698961257935
array(1) { ["section"]=> string(88) "acari-pushton-shqiperine-meteorologu-tregon-se-kur-do-te-kemi-permiresim-te-motit-235257" }