Acari pushton vendin, ja kur do jenë ditët më të ftohta

Publikuar tek: aktualitet, më 18:47 26-02-2018 Acari pushton vendin, ja kur do jenë ditët më të ftohta

Prej dy ditësh i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe bore.

Ndërkohë moti do të përkeqësohet më shumë në ditët në vazhdim. Sipas Metoalb, ditët më të ftohta i kemi përpara, ku e mërkura dhe e enjtja pritet të arrijnë kulmin, temperaturat do të zbresin nën zero.

Termometri pritet të shënojë deri në -12 gradë celcius, ku nuk do të mungojë reshjet dhe ngricat në të gjithë vendin. Sakaq, pritet që pas ditës së premte të ketë një përmirësim të ndjeshëm të situatës, me temperatura më të larta.

Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës qarqet në veri dhe juglindje të vendit po përballen me bllokime rrugësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088977813720703
array(1) { ["section"]=> string(61) "acari-pushton-vendin-ja-kur-do-jene-ditet-me-te-ftohta-111554" }