Acarohen francezët, gazetarja u kërkon myslimaneve që të heqin shamitë në nder të mësuesit të vrarë

Publikuar tek: bota, më 14:09 27-10-2020 Acarohen francezët, gazetarja u kërkon myslimaneve që të heqin shamitë në nder të mësuesit të vrarë

Deklarata e gazetares franceze, Elisabeth Levy ka sjellë reagime të shumta në këtë vend.

Ajo është shprehur se shamia është uniforma e armiqve të Francës dhe se gratë myslimane në vend mund t’i heqin ato për disa ditë në nder të mësuesit që iu pre koka më 16 tetor.

“Shumë myslimanë thonë: Ne jemi Francezë si të tjerët, ne jemi pjesë e komunitetit kombëtar. Për shaminë, e cila është gjithashtu uniforma e armiqve të Francës, unë jam e befasuar që as edhe një person nuk thotë që në kujtim të Samuel Paty-t, unë heq shaminë duke u treguar e arsyeshme për një javë ose disa ditë”- ka thënë Levy.

Pas përhapjes së videos në rrjetet sociale, komentuesit janë shprehur se gazetarja Levy është paraqitur në ekran e dehur ose e droguar. Një deklaratë e tillë ndezi gjakrat në Francë dhe ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Katastrofa ekologjike: 229,000 ton plastikë hidhen çdo vit në Detin Mesdhe, ja ndotësit më të mëdhenj dhe ku renditet Shqipëria
»
Article Logic
Execution time: 0.0073859691619873
array(1) { ["section"]=> string(105) "acarohen-francezet-gazetarja-u-kerkon-myslimaneve-qe-te-heqin-shamite-ne-nder-te-mesuesit-te-vrare-225355" }