Acarohet deputeti i PD: Ministrja Kumbaro luan hapa-dollapa

Publikuar tek: politike, më 13:16 27-03-2018 Acarohet deputeti i PD: Ministrja Kumbaro luan hapa-dollapa

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi acarohet në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin po zhvillohet një debat i madh.

Ai shprehet se Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, po luan hapa-dollapa, duke iu referuar faktit që sipas tij ajo refuzon të përgjigjet për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Turbina.

“Nuk e di cfarë roli ka marrë përsipër të luajë nesēr, por 100% do bëjë teatër. 
Më mirë të themi do luajë përsëri hapa-dollapa, siç ka bërë deri tani.

Teatri kombëtar për këta është dhe musolinian dhe fashist dhe kanceroz dhe pa vlerë, po asnjëherë histori e kulturë kombëtare, shprehet Boçi.


Reagimi i deputetit: 

MINISTRJA QË LUAN HAPA-DOLLAPA

Pas refuzimesh rresht Ministrja e Kulturës ka vendosur të dalë nga vendi ku ishte fshehur. Nesër vjen para Komisionit të Edukimit për çështjen e Teatrit. Nuk e di cfarë roli ka marrë përsipër të luajë nesēr, por 100% do bëjë teatër. Më mirë të themi do luajë përsëri hapa-dollapa, siç ka bërë deri tani.

Sepse:

- Kur Rama deklaronte shembjen e Teatrit, Kumbaro thoshte që thjesht do zhvendosim artistët tek Turbina!

- Kur Veliaj deklaroi se ka projekt, Kumbaro solli shkresë në komision, ku theksonte se nuk ka as projekt, as studim fizibiliteti!

- Kur ASG e shënon gati 6000 m2 siperfaqen e Teatrit, Kumbaro deklaron se Teatri do jetë 3000 m2.

- Kur Rama paraqiti PROJEKTIN plagjiaturë, Kumbaro shkruante se ai është koncept e jo projekt.

Nuk ka thënë dy herë të njejtën gjë.

E çfarë thotë njëri nuk e thotë tjetri. Shkurt, saktë, qartë duan ta prishin për ca euro më shumë. Teatri kombëtar për këta është dhe musolinian dhe fashist dhe kanceroz dhe pa vlerë...., po asnjëherë histori e kulturë kombëtare. Nuk e di cfarë termi tjetër do sajojë Ministrja nesër, por ka një paradoks në të gjithë këtë histori. Të tre këta dinë njëkohësisht se kush do jetë ndërtuesi i kullave!!!??? Pra këta nisen nga ndërtuesi për të shkuar më pas tek projekti e jo anasjelltas.Tamam parim komedian!

- Hajdeeeee teatër të pjek.... nesër!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gratë e politikës më bashkë se kurrë, përfundon mbledhja, zgjidhet struktura drejtuese (POSTET- EMRAT)
Vokshi letër Ramës dhe Ruçit: Po bëhen përpjekje për të eleminuar opozitën (KËRKESA) »
Article Logic
Execution time: 0.011260032653809
array(1) { ["section"]=> string(65) "acarohet-deputeti-i-pd-ministrja-kumbaro-luan-hapa-dollapa-114700" }