Adele nuk nominohet për asnjë çmim “Grammy”, fansat reagojnë ashpër

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:42 07-12-2015 Adele nuk nominohet për asnjë çmim “Grammy”, fansat reagojnë ashpër

Për momentin ka vetëm një emër në muzikë që lakohet në çdo shtet, media apo rrjete sociale pa përjashtim dhe ajo është Adele. Por, këngëtarja britanike nuk është nominuar në asnjë kategori të çmimeve “Grammy”, çka ka sjellë një reagim të ashpër të fansave të saj.

Albumi i saj “25” ka thyer rekorde duke u blerë masivisht nga njerëzit, megjithatë në kategorinë ‘Albumi i vitit’ janë listuar  Sound & Color-Alabama Shakes; To Pimp A Butterfly-Kendrick Lamar; Traveller-Chris Stapleton; 1989-Taylor Swift dhe Beauty Behind The Madness-The Weeknd.

Kjo mungesë e Adele në “Grammy” nuk është rastësore dhe ka një arsye të fortë. Këngët dhe albumet që janë bërë pjesë e ceremonisë që zhvillohet në vitin 2016, janë ato që janë publikuar nga 1 tetori i 2014 deri në 30 shtator të 2015, ndërsa albumi i Adele është publikuar më 20 nëntor të këtij viti, shumë kohë pas afatit të lejuar.

Megjithatë, është e sigurtë se në ceremoninë e ardhshëm të “Grammy”, Adele do të dominojë kategoritë e këtij eventi.

Lista e plotë me nominimet: Këtu

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029041051864624
array(1) { ["section"]=> string(70) "adele-nuk-nominohet-per-asnje-cmim-grammy-fansat-reagojne-ashper-27184" }