Ademi ankimon 30 Qershorin në Gjykatën Kushtetuese, flet për lirimin e zyrës: Cilat janë hapat e mëtejshmëm

Publikuar tek: politike, më 15:47 18-07-2019 Ademi ankimon 30 Qershorin në Gjykatën Kushtetuese, flet për lirimin e zyrës: Cilat janë hapat e mëtejshmëm

Kryebashkiakja demokrate ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka ankimuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Mësohet se Ademi në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ka depozituar në Gjykatë një kërkesë ku kërkon që 30 Qershori të mos njihet, pasi pretendon se është i paligjshëm.

Në një prononcim për mediat, demokratja tha se shpreson shumë që të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe kryeministri Edi Rama të mos fusë duart në emërime.

'Ne sot kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin anti kushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe verifikimin e ligjshmërisë së regjistrimit të Bindjes Demokratike. Jemi këtu duke iu referuar një të drejte kushtetuese për të zbatuar kushtetutën. Dekreti i presidentit duhet të merret në konsideratë. Në momentin që kjo gjykatë të jetë në punë të mund të fillojmë menjëherë gjykimin e kësaj çështjeje. Ne shpresojmë shumë që Gjykata Kushtetuese të ngrihet dhe Edi Rama të mos fusë duart në emërime', tha politikania, ndërsa u pyet nëse do ta lirojë zyrën.

'Sikurse e kemi vënë re ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Kemi bërë atë që na duket e drejtë, duke përdorur mënyrën institucionale. Kjo është rruga që po ndjekim dhe që do ndjekim. Shpresojmë që organet e drejtësisë do të bëjnë atë që është e drejtë.

Ne kemi gjykata që kanë vepruar në mënyra të ndryshme, kjo ka një pikëpyetje shumë të madhe se sistemi nuk do të çojë asgjëkundi, por vetëm një kaos që asnjë gjykatë tjetër smund ta ndryshojë, vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë', u përgjigj Ademi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24645590782166
array(1) { ["section"]=> string(112) "ademi-ankimon-30-qershorin-ne-gjykaten-kushtetuese-flet-per-lirimin-e-zyres-cilat-jane-hapat-e-metejshmem-172607" }