Adhuruesi i Millosheviçit fitoi 'Nobelin' në letërsi, Rama i kthehet Akademisë Suedeze: E turpshme, më shkakton të vjella

Publikuar tek: aktualitet, më 19:44 10-10-2019 Adhuruesi i Millosheviçit fitoi 'Nobelin' në letërsi, Rama i kthehet Akademisë Suedeze: E turpshme, më shkakton të vjella

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas dhënies së çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Përmes një statusi në 'Twitter', Rama shprehet i revoltuar se asnjëherë nuk kishte menduar se do t'i vinte për të vjellë për shkak të një Çmimi Nobel.

Më tej, kryeministri i drejtohet i zhgënjyer trupës së Akademisë Suedeze, që sipas tij me këtë zgjedhje kanë vulosur turpin si një vlerë të re.

'Asnjëherë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë për shkak të një Çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesa më normale e botës ku jetojmë. Pas kësaj zgjedhje të turpshme të bërë nga një autoritet moral siç është trupa e Akademisë së Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO ne nuk mund të bëhemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe genocidit', shkruan Rama.

Kujtojmë që Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani.

dfghfrbhrn5tn.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072588920593262
array(1) { ["section"]=> string(120) "adhuruesi-i-milloshevicit-fitoi-cmimin-ne-letersi-rama-i-kthehet-akademise-nobel-e-turpshme-me-shkakton-te-vjella-181558" }